INSTAT: Kemi realizuar 21% të anketimeve
Në ditën e pestë të procesit të regjistrimit të popullsisë dhe banesave, Instituti i Statistikës ka bërë me dije se procesi po vijon normalisht. Sipas INSTAT deri më tani kemi kryerjen e anketave në nivel 21%.
Procesi po ecën mirë dhe jemi optimistë. Problemet, kanë qenë raste të izoluara dhe kemi marrë masat për një proces të drejtë, është bërë e ditur nga INSTAT.
Për realizimin e këtij procesi në terren janë angazhuar 12 mijë anketues, 2 330 kontrollorë, 128 mbikëqyrës dhe 36 koordinatorë lokalë.
Për procesin e Censusit është akorduar një buxhet prej 14 milion euro. Procesi i anketimit në terren do të përfundojë me 21 tetor.