E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

INSTAT: Kostot e prodhimit ngadalësuan rritjen

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ Kostot e prodhimit ngadalësuan rritjen përgjatë tremujorit të tretë të këtij viti.

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi Indeksin e Çmimeve të Prodhimit për tremujorin e tretë të vitit, sipas të cilit .ky indeks shënoi një rritje me 1,1 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 5,2 %.

Ndërsa krahasuar me tremujorin e dytë 2024, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit shënoi rënie me 0,1 %.

Krahasuar me tremujorin e tretë 2023, rritja më e madhe e çmimeve prej 3,1 % vërehet në industrinë nxjerrëse dhe në sektorin e energjisë elektrike.

Nga ana tjetër, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin e prodhimit të produkteve minerale jo metalike, me 2,4 %, pasuar nga përpunimi i tekstileve me 1,2 %. /j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›