INSTAT: Papunësia ne nivelin 12.8%, biznesi gjeneron me pak vende pune
TIRANË- Biznesi po gjeneron gjithmonë e më pak vende të reja pune, duke dëshmuar kështu për situatën e vështirë në të cilën ndodhet. Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat mbi tregun e punës për tremujorin e dytë 2013, nga ku rezulton se shkalla e papunësisë ka mbetur e pandryshuar në 12.8% në krahasim me tremujorin e parë të vitit, duke shënuar tremujorin e katërt radhazi me këtë nivel.
Por shifrat për punësimin në sektorin privat jo bujqësor tregojnë për një rritje të lehtë në tremujorin e dytë të vitit. Sipas INSTAT, numri i të punësuarve në sektorin privat jo bujqësor, në fund të tremujorit të dytë ishte 282,034 persona, duke u rritur me vetëm 1,066 persona në raport me tre muajt e parë të vitit. Ritmi i hapjes së vendeve të punës nga sektori privat mbetet shumë i ulët, në raport me vitet e mëparshme, duke reflektuar frenimet e investimeve gjatë dy viteve të fundit. Një shqetësim ky i ngritur vazhdimisht edhe nga Banka e Shqipërisë, e cila tkurrjen e investimeve private në ekonomi e ka shpjeguar me pasigurinë e biznesit për të ardhmen. Përsa i përket sektorit shteteror, Instituti i Statistikave konstaton se në tremujorin e dytë të këtij viti në të ishin të punësuar 163,800 persona, gjiithësej 200 vetë më pak se tremujori i mëparshëm.
Biznesi ëshë burimi kryesor i gjenerimit të vendeve të punës në Shqipëri. Por sipërmmarja private po kalon ditë të vështira, duke u përballur me efektet e krizës në vendet fqinje, me rënien e kreditimit, por edhe me mosshlyerjen e boxheve nga qeveria. Për këtë arsye, komuniteti i biznesit i ka dorëzuar qeverisë së re një listë me kërkesë se ku duhet ndrëhyrë, për të përmirësuar gjendjen.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: INSTAT: Papunësia mbetet e pandryshuar, në nivelin 12.8%. biznesi gjeneron më pak vende të reja pune