Grumbullohet Kombëtarja, De Biazi: Dua dy rezultate pozitive!
Shtatori, ose më saktë datat 6 dhe 10, ndoshta do të përbëjnë kulmet e historisë së futbollit shqiptar, pasi do të mësohet nëse Shqipëria mund të marrë pjesë të paktën në fazën “play-off” për në Kampionatin Botëror. Kombëtarja shqiptare hyn në javën më të rëndësishme të historisë së saj, pasi përpara janë dy ndeshje, të cilat mund të vendosin fatin e këtyre eleminatore për djemtë e De Biazit. Dy transferta, e para në Slloveni (më 6 shtator) dhe e dyta në Islandë (më 10 shtator), janë të rëndësishme pasi luajmë ndaj kundërshtarëve direkt për vendin e dytë në grupin E. Dhe duke qenë se në këto momente ruajmë vendin e dytë, këto 180 minuta marin një vlerë të jashtëzakonshme, që mund të sjellë dhe një presion në rritje për skuadrën.
Për trajnerin De Biazi, grupi është në gjendje të përballojë këtë situatë, pasi e ka treguar këtë edhe gjatë sezonit. "Besoj se skuadra ka treguar rritje në personalitet dhe se di të menaxhojë situatën. Është një grup i mirë futbollistësh, që di të përballet me kundërshtarin, ashtu siç do të kemi dy ndeshjet e radhës, me Slloveninë dhe Islandën. Përtej këtij momenti të rëndësishëm, skuadra ka treguar në ndeshjet e mëparshme dëshirën me të cilën kërkon të ndjekë ëndrrën për të arritur në Botëror. Mendoj se çdo ndeshje ka historinë e vet dhe duhet përgatitur në mënyrën e duhur. Ne Slloveninë e njohim mirë dhe kemi parë edhe ndeshjen e fundit ndaj Islandës. Ka skuadër të mirë, por si çdo ekip, ka pikat e forta dhe të dobëta. Duhet të jemi të aftë të shfrytëzojmë këtë të fundit"- është shprehur De Biazi në konferencën për shtyp në ditën e parë të grumbullimit të kuqezinjve.
"E rëndësishme është të bëjmë dy rezultate pozitive, nëse arrijmë dy fitore apo barazime, pak rëndësi ka. E rëndësishme është që të lëmë pas kundërshtarët, por e kam thënë, që nuk kënaqem me rezultat minimal, por luajmë për maksimal. E kemi kualitetin dhe gabimi do të jetë nëse nuk përgatitemi mirë, por skuadra deri tani nuk ma ka dhënë këtë përshtypje. Kemi patur vazhdimësi në lojë dhe rezultate, gjë që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Kjo skuadër është rritur në kualitet dhe në vetëbesimin te forcat e veta", - ka përfunduar numri një i stolit kuqezi. (E.Ilnica/balkanweb)