E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT denonconrenie te konsumit

Te dhenat e tre-mujorit te trete te vitit 2011 te Institutit te Statistikave konfirmojne nje renie te metejshme te konsumit ne vend nje shqetesim i ngritur vazhdimisht edhe nga Banka e Shqiperise.

Sipas te dhenave te INSTAT-it gjate tre-mujorit te trete te vitit 2011 niveli i shitjeve me pakice eshte ulur me 5.5 kundrejt te njejtes periudhe te nje viti me pare.

Banka e Shqiperise ka konstatuar vazhdimisht gjate vitit qe lame pas por edhe ne fillim te 2012-es se konsumi dhe investimet private kane pasur nje ecuri te ngadalte duke kushtezuar edhe rritjen nen potencial te ekonomise.

Sipas BSH-se ka pasur nje renie te investimeve te huaja dhe dergesave te emigranteve qe jane edhe dy nga burimet kryesore te valutes qe futet ne vend.

Renia pritet te shoqerohet me nje ngadalesim te metejshem te konsumit dhe investimet private ne vendin tone. Sipas statistikave te publikuara ne raportin e politikes monetare te ardhurat nga emigrantet arriten ne fund te tremujorit te trete te 2011-es ne 132.6 milione euro duke shenuar nje renie prej 56.6 milione euro kundrejt tremujorit te meparshem dhe nje ulje me 25 milione euro kundrejt te njejtes periudhe te nje viti me pare. ah/shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›