INSTAT: Është ulur kostoja e jetesës në vend
Instituti i Statistikave ka konstatuar se gjatë muajit maj, inflacioni ka arritur në 2.1 për qind, nga 4.2 për qind që ishte ky tregues gjatë të njëjtës periudhë të një viti më parë.
TIRANE- Gjatë muaji të kaluar, qytetarët shqiptarë kanë shpenzuar më pak për të jetuar. Instituti i Statistikave ka konstatuar se gjatë muajit maj inflacioni ka arritur në 2.1 për qind, duke qenë dyfish më i ulët se ai i të njëjtës periudhë të një viti më parë. Rënia e kostos së jetesës është shkaktuar kryesisht nga ulja e cmimeve të artikujve ushqimorë, ndikuar nga futja në treg e prodhimit vendas bujqësor dhe nga ulja e cmimeve të mallrave të importit në botë, si pasojë e krizës globale.
Instituti i Statistikave ka konstatuar gjatë muajit maj një rritje të cmimeve në grupin “transport”, e shkaktuar kjo nga rritja e cmimit të naftës me 0.6 për qind dhe e benzinës me 2.5 për qind. Rritje gjatë kësaj periudhe kanë shënuar edhe cmimet e shëbimeve mjekësore me 1.1 për qind. Niveli prej 2.1 për qind i inflacioni ndodhet brenda kufirit minimal të përcaktura nga banka e shqipërisë për këtë tregues.
(NEWS24/BalkanWeb)