E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, 3 aksidente mëngjesin e sotëm, 6 të plagosur

6 persona kanë mbetur të plagosur si rezultat i tre aksidenteve në akse të ndryshme të Elbasanit. Të plagosurit janë dërguar në spital, nga të cilët në gjendje kritike për jetën ndodhet një grua 80 vjecare. 

ELBASAN- Tre aksidente me pasojë plagosjen e gjashtë shtetasve kanë ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në akse të ndryshme rrugore të qarkut të Elbasanit.
Në aksin Elbasan – Peqin pranë fshatit Balldren, një mjet me targa TR 6459 K ka aksidentuar 61-vjecaren Lema Sina, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Një orë më pas një mjet tip Toyota, me targë NEK 4682, është përplasur me mjetin Opel veturë, me targë Elbasani 8639 B. për pasojë janë plagosur drejtuesi i njërit mjet, Flamur Deda si dhe Agron Kotorri, Altin Tollumi, Saimir Seidini, të cilët janë dërguar menjëherë në spital.
Ndërsa aksidenti i tretë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan – Librazhd në vendin e quajtur Labinot Fushë, ku mjeti me targë EL 8540 B, ka humbur kontrollin e drejtimit dhe është përplasur me murin anësor metalik. Si pasojë është dëmtuar nëna e drejtuesit, 80-vjecarja Alije Baha e cila ndodhet e shtruar në spitalin kirurgjik, në gjendje të rëndë për jetën. (e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›