E Diel, 1 Nëntor 2026

INTERVISTA/ Alibeaj: Krerët e PD duhet të jepnin dorëheqjen. Shoqëria shqiptare ka humbur skrupujt moralë

alibeaj181_0Ish-ministri i drejtësisë Alibeaj bën një analizë befasuese të rezultatit të zgjedhjeve të 23 qershorit, rezultatin e të cilit e quan aritmetikë të çuditshme. …jam nën frikën se mund të zbuloj se jemi në një shoqëri që po shkon drejt humbjes së skrupujve moralë…

Nga Lorenc Vangjeli*

Alibeaj prapëson Berishën në faturën politike për humbjen dhe thotë se priste që të dorëhiqeshin dhe shumë drejtues të tjerë të PD-së, përgjegjës realë për çfarë ndodhi. Konsideron të ndershme garën për kreun e PD-së dhe flet për fytyrën e nesërme të opozitës: duhet të sillet si fituese. Sulmon ashpër kabinetin Rama dhe sheh në të dy qeveri të ndryshme, qeverinë e PS-së dhe atë të LSI-së. Është një kabinet eksperimental dhe i destinuar për të pritur dështimin e parë qeverisës të Ramës, thotë Alibeaj, i cili duket se është zgjedhur të jetë nesër një nga opozitarët e zëshëm jashtë Kuvendit

A ishte befasues për ju rezultati i zgjedhjeve të 23 qershorit, çfarë e penalizoi më së shumti PD-në?

Tashmë që djajtë zgjedhorë janë mbyllur në kutitë e votimit, tani që engjëjt e ligjshmërisë duken më të pafuqishëm se kurrë e pothuajse të dorëzuar dhe me një rezultat zgjedhor politikisht të pranuar, është vërtet kohë për analizë. Një analizë e qetë dhe gjakftohtë për të kuptuar se çfarë leksionesh dha apo nxuri shoqëria shqiptare. Çfarë realiteti i ri etik, moral dhe politik rezultoi pas tyre. A bëri shoqëria shqiptare një katarsis moral, siç edhe pretendohet se afrojnë zgjedhjet në një sistem demokratik? Duke analizuar në këtë këndvështrim, më duhet të pranoj jo pa hidhërim se ka qenë një rezultat më shumë se befasues. Në këto zgjedhje, ajo çfarë ishte në bankoprovë, më shumë se preferenca politike apo simpatia partiake, ishte pikërisht konsistenca morale e shoqërisë shqiptare, ishte qartësia dhe kthjelltësia në mendimin politik të saj. Ishte qëndrueshmëria e saj morale ndaj tundimit prej influencës me mjete jo politike. Dhe nuk flas kështu thjesht për paranë e përdorur për të blerë lirinë e votës. Po flas për humbjen e shqisës që kanë shoqëritë moderne për të vlerësuar objektivisht të tashmen dhe për të zgjedhur me vizion të ardhmen. Kjo mund të bëhej fare mirë edhe me ndëshkimin e qeverisë, e ndoshta edhe kishte ardhur koha për këtë gjë, por pa dyshim e kurrsesi nisur nga ato motivime masive që diktuan aritmetikën e çuditshme të rezultatit zgjedhor. E megjithëkëtë, një rezultat zgjedhor nuk mund të ishte kaq kapriçioz sa ai i 23 qershorit, për sa kohë në shoqëritë moderne, ligjësitë dhe motivimet që diktojnë krijimin e opinionit politik janë të njohura. Historiku elektoral, performanca qeverisëse, kohëzgjatja në pushtet, qëndrimi ndaj kauzave politike mbarëkombëtare, konstruktivizmi apo destruktivizmi i aksionit opozitar, aftësia për të krijuar oferta të reja e të besueshme prej opozitës sfidante, strategjitë dhe aleancat parazgjedhore në secilin kah, niveli ekonomik i shtetit apo dhe i individit, janë indikatorë, analiza e të cilëve do të duhet të çonte logjikshëm në një parashikim së paku të frymës popullore. Në fakt, rezultati i 23 qershorit, në mënyrë të habitshme nuk i bindet këtyre ligjësive. Kjo më shumë përsa i përket diferencës së rezultatit sesa thjesht fitores së opozitës. Një ngjarje e tillë, edhe pse për mua ishte pak e besueshme, ishte e mundshme. E kam të vështirë të kuptoj se çfarë mekanizmi racional dhe logjik ka qenë ai i cili ndoshta penalizoi PD-në bazuar në performancën qeverisëse dhe ndërkohë promovoi me katërfishim rezultati LSI-në, e cila ishte bashkëudhëtarja në të mirë e në të keq në këtë qeverisje! Si ka mundësi që PS për gjatë gjithë kohës nuk formuloi asnjë ofertë politike, e madje, edhe tani që ka një kryeministër të zgjedhur, nuk e shpalos dot një të tillë, dhe përsëri ruajti të njëjtat kuota në zgjedhje? Si ka mundësi që shqiptarët që janë në masën mbi 90 për qind pro Bashkimit Evropian, të mos qortojnë sjelljet këmbëngulëse antievropiane të saj? Përgjigjet i kam, por nuk dua ti besoj, qoftë edhe pse jam nën frikën se mund të zbuloj se jemi në një shoqëri që po shkon drejt humbjes së skrupujve moralë. Kam frikë ta pranoj me zë të lartë, por gjasat duket se janë të tilla, që shoqëria shqiptare kësaj radhe e humbi paksa betejën për ruajtjen e vlerave morale e politike të saj. Sistemi i egër i luftës ndërpartiake, i motivuar prej etheve të egra të rrëmbimit të pushtetit duket se e ka goditur rëndë konsistencën morale e politike të shoqërisë sonë. Më duket se 23 qershori tregoi në thelbin e tij një rrënim ideologjik të shoqërisë shqiptare. Gjithsesi: Vox populi, vox dei; Zëri i popullit, zëri i Zotit!

E prisni një analizë të shkaqeve të humbjes nga PD dhe si e parashihni atë sa kohë që të gjitha figurat e larta të partisë suaj që kanë folur deri më tani bashkohen në një pikë, përjashtojnë kryeministrin Berisha nga çdo përgjegjësi?

Një analizë e PD, tej të qënit një rit i rëndomtë postzgjedhor apo një proces i masës së përgjegjësisë për humbjen është i domosdoshëm për më shumë se kaq. Është e domosdoshme që kur një parti politike, e cila ka qenë për tetë vjet në qeverisje del në këtë mënyrë në opozitë, e ka të nevojshme të kuptojë realitetin e ri të shijeve politike në vend. Ka nevojë të kuptojë se cilat ishin mungesat ideologjike në ofertën politike që aplikoi, të kuptojë se cilat janë shtresat sociale, interesat e të cilave duhet të mbrojë e të përfaqësojë, cilat duhet të jenë mekanizmat për të tërhequr pranë vetes edhe kategori të shoqërisë që mund të jenë jo të angazhuara, por jo neglizhente, cili duhet të jetë grupi i ri drejtues dhe oferta e re politike.

Në fakt, sjellja e duhur në këto kushte do të ishte që figura të larta drejtuese të PD-së, individë që kanë mbajtur pushtet real në parti dhe qeverisje, do të duhej të ishin vetafruar tek dorëheqja siç edhe bëri Berisha, (po ashtu edhe nënkryetari i partisë). Këto figura bëjnë mirë që përjashtojnë përgjegjësinë e Berishës, sepse në të vërtetë, doza të mëdha pushteti faktik i kanë pasur pikërisht ata vetë. Në kushtet kur kanë kaluar kaq kohë nga 23 qershori dhe duke parë edhe sjelljen e tyre gjatë procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri, nuk shpresoj se prej tyre do të gjendet kurajoja për ti shërbyer të ardhmes së PD-së nëpërmjet akteve fisnike dhe morale të dorëheqjes.

Gjithsesi, analiza e pritshme do të zhvi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›