E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga shtëpi e Ushtrisë në shtëpi të Partisë

Ceremoni_mortore_ne_SHQUNga Arben Isaraj

Pas të zezave të pafundme, ky është akti i fundit mizor i Berishës ndaj ushtrisë dhe ushtarakëve shqiptarë.

Ky është akti i fundit i motos së përhershme të Saliut – nga ushtri e popullit në ushtri të partisë.

Ky është akti i fundit i Saliut, ku ushtria shihet e përdoret si një fushë, ku kultivohet një lloj peme, që ajo të mos japi kurrë fruta për Shqipërinë, por për PD-partinë.

Ndaj, ushtarakë të Shqipërisë, në shërbim aktiv ose jo, së bashku sot kërkoni shtëpinë.

Shtypeni mizorinë e mos kini dhembshuri ndaj pabesisë politike.

Se shtypja mbi shtypjen është veçse drejtësi, për Ju dhe Shqipërinë.

Shënim që nuk injorohet: Nuk mund të lija pa kujtuar se SHQU-ja është përdorur në Ceremonialin e Shtetit, si shtrat i nderimit, respektit dhe mirënjohjes për Dëshmorët e rinj të Atdheut si dhe personalitetet shtetërore dhe shoqërore që kanë nderuar Shqipërinë. Tashmë, edhe de jure, të gjithë sa më sipër, do ti qajmë, këndojmë e respektojmë në oborrin e PD-së. Fjalimet e përmortshme do i mbaj ky që shihni në foto. E ka detyrë të re.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›