E Diel, 1 Nëntor 2026

INTERVISTA/ Meta: Opozita do fitojë më 23 qershor jo me 10 vota diferencë, por me 200 mijë vota

metaKreu i LSI-së, Ilir Meta, duke folur në një intervistë në Bugajski Hour, ka thënë se opozita do të fitojë me një rezultat të thellë më 23 qershor. Sipas tij, rezultati nuk do të ndahet me 10 vota si në rastin e Bashkisë së Tiranës, por me 200 mijë vota. Duke folur për perceptimin se ministritë e drejtuara nga LSI kanë qenë më të korruptuarat, Meta ka thënë se kjo nuk është e vërtetë. Sipas tij, kjo përshtypje është dhënë nga sulmet që PS ka drejtuar ndaj ministrave të LSI, por edhe nga PD. Më poshtë pjesë nga intervista.

Ndërsa zgjedhjet po afrohen Dua të hidhem drejt e tek pyetjet mbi zgjedhjet. Dhe pikë së pari, më lejoni tju pyes përse ndryshuat koalicionin dhe vendosët të bashkoheni me koalicionin e Partisë Socialiste? Pra, nga koalicioni qeveritar në koalicionin socialist. Supozoj se ju jeni i bindur që opozita do të fitojë zgjedhjet? Ju lutem, më thoni përse e ndryshuat tani!

Jam tërësisht i bindur se LSI ka bërë gjithmonë zgjedhjet më të drejta në kushtet dhe rrethanat historike, që nga domosdoshmëria e krijimit të saj. Ajo u krijua si një forcë e cila kaloi nga qeveria në opozitë, nëse kemi parasysh kushtet kur patëm debate të forta me lidershipin e z. Nano dhe të PS-së në atë periudhë e në vijimësi. Pas zgjedhjeve të vitit 2009 për herë të parë kemi një koalicion midis PD-së si një forcë e djathtë dhe LSI-së si një forcë e majtë, si një forcë socialiste, socialdemokrate, që natyrisht u imponua nga rezultati i zgjedhjeve dhe njëkohësisht nga pamundësia për të realizuar një koalicion me PS-në, e cila duhet theksuar se i kishte përjashtuar të gjitha mundësitë e një bashkëpunimi para zgjedhjeve të vitit 2009 me LSI-në. Pra, koalicioni me PD-në ishte një vendim shumë i drejtë për kohën kur u mor, sepse ishte e vetmja mënyrë që ne të mund të kontribuonim për stabilitetin e vendit, por nuk ishte një produkt i natyrshëm.  Sot ju me të drejtë bëni një pyetje, që e kanë bërë më përpara edhe shumë kolegë të tjerë, e cila unë mendoj se i ka marrë pak a shumë përgjigjet e saj, të cilat kanë të bëjnë me faktin se LSI-ja është e bindur se pavarësisht edhe nga bashkëpunimi i këtyre 4 viteve me PD-në, pavarësisht edhe nga disa arritje të rëndësishme gjatë kësaj periudhe, një problem që sidomos u shtua gjatë vitit të fundit kishte të bënte pikërisht me vendosmërinë e lidershipit të PD-së për të marrë drejtimin e shumë institucioneve të tjera, të cilat normalisht duhet të jenë sa më të pavarura.  Dhe në këto kushte edhe ngërçi lidhur me reformat e duhura për integrimin evropian erdhi duke u bërë edhe më i vështirë, pasi edhe opozita po ndihej gjithnjë edhe më e margjinalizuar dhe natyrisht që kjo tendencë për të përqendruar këto pushtete është një shqetësim për demokracinë në përgjithësi. Ne besojmë se me këtë vendim konstruktiv transparent dhe në kohën e duhur do të japim një kontribut për të vendosur një ekuilibër të ri politik në vend dhe njëkohësisht për të ribalancuar pushtetet, çka është shumë e rëndësishme për ta bërë demokracinë tonë me vitale dhe më të shëndetshme, institucionet tona më funksionale. Por edhe për të rigjallëruar shumë potenciale ekonomike, të cilat për momentin nuk japin ato rezultate që do të duhet të kënaqnin kërkesat në rritje të qytetarëve tanë. Edhe për një arsye të një vetëkënaqësie të madhe të lidershipit të qeverisë me situatën ekonomike në vend.

Kur thoni përqendrim pushteti, keni ndërmend tendenca të fshehta autoritare në qeveri që ju u kundërviheni?

Mendoj se faktet flasin vetë, besoj se PD-ja duhet të kishte bërë përpjekje më të mëdha për një president konsensual. Njëkohësisht edhe për drejtimin e shumë institucioneve të vendit duhet të kishte pasur një proces më gjithëpërfshirës. Natyrisht të gjitha këto shqetësime sjellin edhe rrezikun e autoritarizmit, i cili në fakt u demonstrua në mënyrën më të qartë dhe më të papërmbajtur në rastin e ndryshimit në mënyrë arrogante, antikushtetuese dhe të paligjshme të një anëtari të KQZ-së që ka sjellë jo pak pasoja për besueshmërinë e standardeve të zgjedhjeve në të cilat ne kemi hyrë.

A ishte shkëputja juaj me qeverinë miqësore, a ishte një divorc i kadifenjtë, apo mos vallë tani ka një konflikt mes jush dhe partisë në pushtet?

Mendoj se ishte një ndarje të cilës i kishte ardhur koha, por më shumë se sa ndarje apo prishje unë do të preferoja me bindjen time që ishte përfundimi një marrëveshjeje. Ne duhet të kuptojmë që demokracia funksionon në bazë të marrëveshjeve. Gjithashtu ne kemi qenë një forcë politike tepër serioze në respektimin e marrëveshjeve në çdo kohë, si me PS-në apo me PD-në, mund të kemi pasur mendime të ndryshme për çështje të ndryshme, por asnjëherë nuk kemi synuar ti prishim marrëveshjet për arsye jo shumë të rëndësishme apo madhore. Por, sigurisht që ishte përfundimi i një marrëveshjeje dhe mendoj se është një rast i parë, kjo është një risi që sjell LSI-ja, ku përfundon një marrëveshje në mënyrën më konstruktive dhe më civile.

Ne në Uashington jemi gjithnjë të shqetësuar që Ballkani nuk është akoma plotësisht i stabilizuar. Pra, zgjedhjet janë një kohë për të parë se çprogres është shënuar, deri ku është konsoliduar demokracia, sa stabilitet social ka në vend, e kështu me radhë. Po ju pyes hapur, a ka rrezik për trazira publike dhe për një konflikt të mundshëm social, qoftë nëse zgjedhjet nuk pranohen si të ligjshme nga njëra palë apo tjetra, qoftë nëse ato nuk përmbushin standardet ndërkombëtare dhe publiku bëhet tejet i acaruar? Pra, a ka një rrezik potencial për konfliktit në Shqipëri? Me fjalë të tjera, a ka për të pasur politikë rruge, apo konflikt rruge?

Personalisht nuk e shikoj për momentin këtë rrezik. Pavarësisht nga rreziku që u qëndron zgjedhjeve vazhdimisht mbi kokë nga dëshira e lidershipit të Partisë Demokratike për të imponuar një arbitraritet tërësisht jashtë kohës në të cilën ne jetojmë, duke dashur të krijojë idenë se mund të ndodhë çdo gjë. Kjo është e pamundur, mendoj unë. Por, e theksoj edhe një herë tjetër që do të ketë një diferencë bindëse. Nuk do të jetë diferenca me 10 vota si në rastin e Bashkisë së Tiranës, do të jetë një diferencë sipas mendimit tim me të paktën 200 mijë vota në këto zgjedhje. Më duhet të theksoj që për herë të parë në këto 23 vjet të gjitha forcat politike të së majtës janë së bashku, dhe jo vetëm kaq, por së bashku me to kemi edhe forca të

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›