E Diel, 1 Nëntor 2026

INTERVISTA/ Ngjela në Fiks Fare: Berisha në sindromën e Gjergj Elez Alisë

Ngjela

Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, i ftuar në studion e emisionit të njohur Fiks Fare

Saimiri Është kryetari i partisë Ligj dhe Drejtësi, numri shtatë!

Ngjela Saktë, numri 7.

Saimiri- Kastriot Islami (thjesht dua të përdor argumentin)  pranoi të ishte në listat e Berishës, ju pse nuk pranuat listën e sigurt tek Edi Rama?

Ngjela Po nuk jam Islami, në rast se Rama do të kishte nxjerrë një listë të përgjithshme që do të thoshte Rilindja, atëherë edhe mund të hyja se ishte listë e të gjithëve bashkë, ajo ishte listë e Partisë Socialiste, parti e majtë, program i majtë, do thonë ky paska shkuar për një rrogë atje. Unë jam angazhuar për të rrëzuar këtë kryeministër, më kuptove. Skam lidhje fare me atë, unë kam partinë time, numri 7 jam, po të më duan në parlament, votojnë gjithë njerëzit. Kontributi mund të të bëjë ministër, deputet të bën populli. E dëgjoni kontributi,  aftësia, intelekti mund të bëjë ministër edhe më shumë, deputet të bën populli, dakord jemi.

Saimiri Bukur, duhet ta kuptojmë kontributin se ky është një ngërç i madh pastaj, apo jo, se puna e kontributit duhet të kuptohet.

Ngjela Ajo nuk para kuptohet mirë.

Saimiri Ta bëra këtë pyetje për të dalë tek kjo e dyta, sepse historia jonë para 23 tregoi se shumë kryetarë partish janë futur nëpër këto lista ku janë të sigurt. Nuk po ti përmend me emra, po ti i di shumë mirë, d.m.th që ata janë të sigurt, dalin nëpër fushata elektorale e thonë që votoni partinë tonë, po sikur të ndodhë kjo, që të gjithë të votojnë partinë që ata përfaqësojnë e të mos votohet PD-ja?

Ngjela Mund të ndodh edhe kështu, defekti ekziston, mundësia ekziston.

Saimiri- Ngërçi.

Ngjela Ngërçi, e ke kapur tamam. Kanë ikur nga partia e janë futur në një strehë për të mos i kapur bomba, po është problemi që mund ti kapë këtu bomba e ti shtojë partia, këtë the ti.

Saimiri Se nuk e voton më njeri PD, por partinë që ata përfaqësojnë, që të flasim konkretisht PR-ja. Mediu thotë votoni PR, të gjithë do turren tek PR e sdo votojë kush për PD-në, do ngelet Mediu kryetar partie jashtë.

Ngjela Po kjo mund të ndodhi.

Saimiri Avokat, jemi në zgjedhje, thamë numri 7, populli i njeh njerëzit e mençur ata që kanë kontribuar në parlamentin shqiptar. Fiton, voton populli i Tiranës, merr dhe gjithandej, fiton numri 7, Spartak Ngjela kryeministër.

Doktori Avash ti avash se nuk e ka menduar e ke gjetur të papërgatitur.

Ngjela Është tepër, me sikur e ke ti mund të ndodhë.

Saimiri- Avokat dhe kolegu im më jepni dot një rezultat se si do dalin zgjedhjet? Keni parashikuar gjë?

Ngjela Parashikuar kemi që do fitojë opozita.

Saimiri Jo, jo, në mënyrë të qartë, specifike?

Ngjela Specifike jo.

Saimiri Atëherë nuk ma përjashton dot mundësinë që Spartak Ngjela nesër mund…

Ngjela Jo, jo, mundësitë janë, por mund të jenë 0.0001%.

Saimiri E çrëndësi ka, e pur si muove tha ai, e kupton. Kush janë tre aktet e para që do bej Ngjela si kryeministër?

Ngjela Poohh, të lutem, tani më mirë ta bëjmë se çfarë ka nevojë Shqipëria se nuk duhen tre akte, duhen 30 minimumi.

Saimiri- Përsërit pyetjen, 3 gjërat e para.

Ngjela Unë mendoj se të parën duhet të vendoset kontrata e punës, një pronar sot mund të pushojë 30 veta nga puna, dakord jemi. Ju mbase jeni të sigurt po nuk e di juve ju mban profesioni, unë them që ju mban kontrata, kontrata kolektive e punës.

Saimiri Më fal se të ndërpreva, kur flitet për kontratën avokat, mos më kapni mua, as kolegun tim se ne jemi me kontratë, kapni ndonjë tjetër.

Ngjela E rregullojnë raportin midis punës e kapitalit se është shumë i keq, e para.

Akti i dytë, me dinjitetin e personit ka të bëj prapë, luftën kundër korrupsionit, ligj antikorrupsion.

Saimiri Mendon se do ta eliminosh apo ta reduktosh?

Ngjela Është i lidhur me reformën në prokurori.

Saimiri- Prokuroria është baza e gjithë kësaj?

Ngjela Po akuza lufta antikorrupsion dhe rregullimi i pushtetit gjyqësor, prokuroria me gjykatat, të cilat do ti kapi ligji për korrupsion.

Doktori Kush ti kapi?

Ngjela Po a thamë që do vendoset ligji, ju thoni që nuk do vendoset kurrë ligji?

Doktori Jo.

Ngjela- Nuk vazhdojmë kështu, do ti kemi gjykatat korporata biznesi? Ne themi ligj antikorrupsion do të thotë…

Saimiri Më fal, shkolla me fitimprurëse do jetë në Shqipëri po të dalësh një kështu.

Doktori Është njëherë për njëherë.

Ngjela Po një avokatja ime në zyrë me tha që i thoshin studentët ja sa të dalim gjyqtarë se do pasurohemi.

Saimiri- Bukur dhe e treta?

Ngjela Ja këto ishin të treja, këto kanë nevojë. Njëra është për dinjitetin, mund të kem edhe 30 të tjera, nuk ka rëndësi. Vazhdojmë!

Saimiri Avokat, të drejtohem me avokat se je i tillë.

Ngjela E mo se kështu më njohin.

Saimiri Jo se e kam edhe në prizmin kështu që në mbrojtjen e qytetarëve të plotë e të interesave të tyre. Mbas 23 qershorit me sikur prapë, jo 100% garanci, Sali Berisha ka nevojë për një avokat mbrojtës, do pranonit të ishit ju?

Doktori Ky është problemi.

Saimiri- Për çfarëdo lloj çështje kuptohet ndaç civile, ndaç penale, apo nuk jeni për penale?

Ngjela- Jam për të tëra unë.

Saimiri Do pranonit të ishit avokat?

Ngjela Jo.

Doktori Oboboboo.

Ngjela Megjithëse shkel edhe profesionin, kam konflikt interesi se kemi qenë kundërshtarë. Po të mos ishim kundërshtarë, do isha i detyruar ta respektoja.

Saimiri OK, e bukur kjo. Po meqë jemi tek kryeministri, e njeh mirë, e njeh si kundërshtar shumë mirë, për mua je një nga njerëzit që e njeh më mirë nga gjithë të tjerët. Pse del vetëm nëpër fushata?

Ngjela Jo, nuk ka dalë, është hera e parë, por unë e njoh, tani e ka kapur sindromi me sa shoh unë, se nuk i flet as edhe një njeriu, nuk takohet me njeri, me stafin fare, vetëm sa i ka marrë si kukulla mbrapa, flet të njëjtat gjëra. Po ka marrë shumë fuqi përpara, e ka kapur sindromi i Gjergj Elez Alisë. (duke qeshur) mendon se

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›