E Diel, 1 Nëntor 2026

INTERVISTA/ Rrëfehet Princ Leka dhe Princesha Elia: Do bëjmë dasëm të madhe vitin tjetër në Shqipëri e Kosovë

Share

Princi Leka, në një intervistë të gjatë, rrëfen se ai vijon të jetë princ e jo mbret. Leka flet me tone të moderuara, thotë se vetëm familja mbretërore mund të bashkojë shqiptarët, por pa ndryshuar kufijtë ekzistues. Leka shprehet se familja mbretërore nuk është as e majtë e as e djathtë. Premton afrim me PS-në dhe thekson se Lëvizja e Legalitetit mund të përmirësohet për të mos qenë si parti e viteve 20. Megjithatë flet me superlativa për Berishën e Ekrem Spahiun. Leka thotë se së shpejti nuk do punojë më në administratën Berisha.

Bisedoi: Çim Peka, FAKT

Zonja dhe zotërinj përshendetje. Sot emisionin Fakt e kam spostuar në ambientet e Oborrit Mbretëror. Në një intervistë të parë me Princin Leka dhe Princeshën. Mirëmbrëma dhe Mirë se ju gjej.

Mirëmbrëma! Mirë se erdhe!

Pyetja e parë që lind menjëherë pas vdekjes së Mbretit Leka I, për çdo qytetar shqiptar është se cili është statusi juaj?

Tani, sipas ligjit 1928 statusi i familjes mbretërore, dmth statusi im, është princi i kurorës ose princi i shqiptarëve dhe nuk do të ketë asnjë ndryshim derisa sot Shqipëria është Republikë dhe jemi të konsoliduar tek ligjet që janë realisht ndërkombëtare.

Princ i kurorës, gjithsesi me vdekjen e Mbretit Zog në 1961 një Asamble Parlamentare, e cila nuk e ka njohur qeverinë e Enver Hoxhës ka kurorëzuar si mbret, mbretin Leka I.

Absolutisht e vërtetë. Edhe në këtë drejtim ka qenë një mesazh i viteve 60 kundër regjimit komunist, sepse vetëm një mbret në diasporë mund të përfaqësojë qeverinë shqiptare dhe shqiptarët në mënyrë dinjitoze kundër regjimit komunist, që në atë kohë ka qënë i tmerrshëm.

Gjithsesi, ka hapur një farë debati betimi juaj mbi varrin e Mbretit Leka I, ditën e varrimit pasi duket si një betim prej një mbreti të ri. Të paktën të nesërmen shtypi i Tiranës ka shkruar se tashmë nuk kemi të bëjmë me princin leka, por kemi te bejme me mbretin Leka II.

Realisht betimi im ka qene nje betim, privat ose personal prane varrit te babait tim, por qe eshte edhe mbreti i shqiptareve, nje mesazh per te gjithe lekalistet, zogistet dhe mbeshtetesit e familjes mbreterore qe une do te vazhdoje me rrugen e familjes se tradites shqiptare dhe ky eshte nje mesazh i mirefillte qe edhe pse shqiperia nuk eshte nje mbreteri por nje republike, roli i familjes mbreterore eshte statike, ka nje rol, nje te ardhme ne Shqiperi, ne do te jemi prezent sidomos ne aktivitete sociale, politike dhe çeshtje kombetare. Shqiperia ka nevoje per vazhdimesi dhe nje institucion siç eshte oborri mbreteror nuk i takon nje individi siç jam une, une jam nje princ, por eshte e vertete qe oborri mbreteror si institucion ka nje vazhdimesi te vazhdueshme dhe kjo eshte dicka qe ne kemi deshire te konsolidojme rolin e familjes mbreterore por edhe te oborrit mbreteror, ne te ardhmen e Shqiperise.

Ne intervisten e fundit qe kam patur me mbretin Leka I, pak kohe para se te vdiste i kam bere nje pyetje lidhur me zgjedhjen tuaj dhe kjo pyetje kishte te bente me faktin se ndryshe nga babai juaj, ndryshe nga mbreti Zog, ndryshe nga ju, princi Leka ka zgjedhur per princeshe dhe per bashkeshorte nje shqiptare. Gjithashtu me kujtohet, ne mos gabohem princeshe, ne nje takim ne Pallatin e Brigadave, kryeministri i vendit, z. Berisha, ju ka prezantuar para grupit diplomatik me shprehjen shikoni sa princeshe te bukur shqiptare kemi.

Po, eshte e vertete, po.

Po e filloj me njohjen tuaj, me Princin Leka. Kur dhe si jeni njohur me Princin?

Ne kemi pothuajse 4 vjet qe jemi njohur dhe gjithmone me duket si hera e pare sa here e shoh. Te dy kemi qene te ftuar per promovimin e nje terreni golfi. Une kam qene e ftuar nga regjisori i mirenjohur Gezim Kame, ndersa Leka ka qene i ftuar nga miku i tij Marin Harxhi. Te dy bashke kane edhe federaten e golfit ne Shqiperi dhe gjate atij kokteji jemi takuar, jemi prezantuar, ka qene takimi i pare dhe tjetri nuk ka vonuar ka qene te nesermen dhe te pasnesermen e keshtu me rradhe derisa une mora avionin dhe vazhdova studimet e mija ne France. Por qe nga takimi i pare mund te them qe jemi takuar intensivisht gjate muajve te veres.

Pyetja e pare qe mund te bente cdo shqiptar, duke qene se jemi dhe pak skeptik ndaj gjithçkaje apo mosbesues. Princi Leka, pasionant pas golfit dhe federaten e golfit ne Shqiperi, nje federate pa asnje fushe golfi.Princi Leka nje princ me trashegimi historike, kuluturore, morale, politike, por akoma pa nje status te vecante. Jeni njohur me nje pasionant golfi, pa asnje fushe golfi me nje princ akoma pa status?

Une gjithmone kam qene ne mbeshtetje te sportit. Angazhimi im duke mbeshtetur sportin, sidomos duke mbeshtetur disa sporte qe nuk ekzistojne ne Shqiperi. Kjo eshte nje trashegimi qe ka pasur mbreti Zog dhe familja mbreterore qe ka mbeshtetur nje federate te viteteve 30, qe ka qene federate e futbollit, ku Shqiperia nuk ka pasur asnje fushe futbolli, prandaj ne kete koncept ne kemi deshire qe te stimulojme idete, te perfaqesojme sportet qe nuk jane te zhvilluara ne shqiperi, te kryejme vizione te reja qe realisht te stimulojne turizem, te hapin hapsirat edhe gjithmone une me Elian do te jemi mbeshtetes ne keto angazhime, ne keto endrra, vizione te rinjsh qe nuk ekzistojne ne shqiperi, sepse realisht ne mund te stimulojme dhe mund te ndryshojme edhe faqet, realizimet. Ka shume mbeshtetes ne kete sport, siç kam qene ne kontakt edhe me mbeshtetes te tjere, te sporteve te tjera, si hipizem qe realisht eshte nje sport qe akoma eshte ne fazen e pare te zhvillimit te saj, sepse shqiperia ka nevoje per ambasadoret jo vetem te nivelit politik, por edhe sportive. Shqiperia eshte nje vend i vogel, ne kemi disa sportise te qe jane te perkryer, dmth ne kemi realizuar disa fitore ne sportet e peshengritjes, etj, por duhet te kryejme hapësira te ndryshme. Edhe nqs ne mund te luajme nje rol simbolik.

Ne rast nderhyrjeje, kam nje koment mbi promovimin tuaj dhe nje pyetje per princeshen. Duket se gjithmone keni deshiruar te promovoni gati gati te pamunduren, territorin e Shqiperise po ta kthejme te gjithin ne fushe golfi, me standardet profesionale qe kerkojne fushat e golfit, ju sigurisht e njihni me mire se sa une, Shqiperia vete eshte sa nje fushe golfi, nga njera ane. E dyta, promovoni dhe mbroni traditen, historine e monarkise, por duket ne realitetin shqiptar e pamundur. Pyetja eshte per princeshen. Jeni njohur me nje princ shqiptar, qe nuk ka lindur ne Shqiperi, i cili ne traditen e tij ka per deshire te promovoje te pamunduren?

Une kur jam njohur me Leken kam vleresuar f

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›