E Shtunë, 31 Tetor 2026

INU ndërhynë në një objekt pa leje, përplasje me Policinë e Shtetit dhe pronarët e objektit

Inspektoriati Urbanisitik i Bashkisë së Tiranës, pronarët e një objekti që duhet të prishej dhe policia e shtetit, janë përpalsur ditën e sotme për një objekt i cili është është në ndërtim.

INU bënë të ditur se nuk ka leje, nuk mund të provohet dot në asnjë dokumentacion se ndërtmi i tij është sipas ligjit, po ashtu nuk u tregua në dokumentacion as planimetria e objektit. Vetë pronari tha se ka një vendim gjykate për mos prishjen e këtij objekti, duke i quajtur të qëllimshme me qëllim përfitimi dhe antiligjore ndërhyrjet e Hoxhës.

Fyerje publike dhe moslejim në kryerjen e detyrës,- kjo është arsyejae që çoi në kallëzim penal, sipas  Hoxhës, pronarët e këtij objekti dhe përmbaruesin privat.

Disa persona janë shoqëruar për në komsiariatin nr 6. Inspektorët e INU-s nuk arritën të zhvillonin të plotë misionin dhe drejtuesi i INU-t hodhi dhe akuza ndaj policisë së shtetit se nuk po ndërhynë në qetësimin e situatës dhe nuk po ushtrohet ashtu siç duhet detyra e inspektoriatit ndërtimor urbanistik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›