E Shtunë, 31 Tetor 2026

IPR Marketing: Ja pse të pavendosurit votuan LSI-në

IPR Marketing: Ja pse të pavendosurit votuan LSI-në

konferenca-ora-news-570x310Përfaqësues të IPR Marketing u shprehën se 12% e te pavendosurve u tërhoqën me shumë nga partitë e mëdha te majta. Në të gjitha sondazhet qe bënim, e majta ishte ne avantazh. Diferenca e madhe e krijuar na bënte të ishim disi të rezervuar por ne e thamë te vërtetën. Lidhur me pyetjen se si u parashikua rezultati i LSI, IPR tha: Ne kemi ditur te lexojmë të dhënat. Kurse shtuan se akuzat për një blerje te këtij sondazhi u hodhën poshtë me këtë rezultat. Për IPR, e majta ka ditur te shesë një produkt me te mire për konsumatorin. Në sondazh e kemi nënvlerësuar LSI ndërsa në ex-poll kemi goditur me LSI, vuri në dukje IPR. Në minutën e fundit ka ndryshuar balanca e te pavendosurve. Sipas IPR tek LSI shikohej një mbështetje me e madhe për mesazhin dhe modelin e fushatës.

*************
Ndroqi: Do të vijojmë edhe më tej me sondazhet në interes të qytetarëve

Ora News dhe IPR Marketing së shpejti me sondazhe të tjera  
Pas suksesit në zgjedhjet e 23 qershorit, RTV Ora News dhe IPR Marketing kanë dalë dje në një konferencë për shtyp duke dhënë edhe detajet për mënyrën se si janë zhvilluar sondazhet dhe exit poll-i.
Ylli Ndroqi
Në fjalën e tij, Presidenti i RTV Ora News zoti Ylli Ndroqi theksoi se do të vijojë edhe më tej me sondazhet  në interes të qytetarëve shqiptarë. Më lejoni që tu urojë qytetarëve shqiptarë dhe partive politike për përfundimin me sukses dhe dinjitet të një procesi elektoral të vështirë por të rëndësishëm për Shqipërinë. Ky takim konsiston në rolin e sondazheve dhe exit poll-it që u realizua në 23 Qershor 2013. Së pari, RTV Ora News dhe IPR Marketing ishin të suksesshëm në dy palë zgjedhje parlamentare në 2009 dhe 2013 dhe rezultati i votuesve dhe konfirmimi që bëri exit poll-i në 23 qershor në orën 19:20 rezultoi me atë që konfirmoi edhe KQZ-ja.  Së dyti dua të ndaj me ju që RTV Ora News dhe unë në cilësinë e presidentit të këtij televizioni informativ do të vazhdojë të bëjë sondazhe në Shqipëri në interes të qytetarit shqiptar dhe jo në interes të zgjedhjeve, tha zoti Ndroqi. Gjithashtu Zoti Ndroqi theksoi më tej se pavarësisht kostove të larta financiare dhe kërcënimeve, Ora News ia doli që japë rezultatin e saktë të zgjedhjeve të 23 qershorit. Nuk pajtohem me idenë se të gjithë u gabuan në analiza dhe në dhënien e rezultateve të zgjedhjeve. Ne nuk gabuam dhe siç theksova pak më lart e konfirmuam atë në orën 19:20 minuta me një marzh gabimi 2 përqind. Sigurisht kjo nuk ka qenë e lehtë dhe ka qenë një sondazh i cili ka pasur një punë të lodhshme organizative nga bordi që mori të organizoj sondazhet dhe exit-pollet. Këtu vlen për të falenderuar edhe puna e madhe e bërë nga Universiteti Kristal për të bërë të mundur që ne të ishim të saktë në dhënien e exit poll-it tonë. Mbështetja që mori IPR Marketing në bashkëpunim me bordin pati një kosto të lartë financiare dhe njerëzore deri në kërcënim dhe presion nga partitë polotike që nuk dua ti bëj publike sepse Ora News i ka injoruar me rezultatin që u dha në 23 qershor, tha zoti Ndroqi duke shtuar se Ora News do t`i shërbejë vetëm publikut dhe asnjëherë nuk do të marrë ngjyrime politike.

Noto: Sondazhet të përdoren si mjet komunikimi në të ardhmen
Nga ana e tij, Drejtor i IPR Marketing, Antonio Noto theksoi se sondazhet në të ardhmen duhet të përdoren si mjet komunikimi mes qytetarëve dhe qeverisë. Ne shpresojmë që sondazhet të përdoren në të ardhmen si një mjet komunikimi mes shqiptarëve.   Do të donim që sondazhet të përdoren si mjet komunikimi mes qytetarëve dhe qeverisë ku qytetarët mund ti komunikojnë qeverisë pikat  e dobëta.  Ky është një hap përpara i natyrshëm. Nëse kjo ndodh ky do të jetë një çast i mirë që qytetarët të ndihen më shumë pjesëmarrës në politikë tha Noto. Noto pranoi se edhe pse zgjedhjet e 23 qershorit janë bashkëpunimi i dytë me RTV Ora News, ai ka qënë më i vështiri për vetë faktin se rezultatet ishin të tilla sa analistët shprehën mosbesim. Kjo është hera e dytë që ne punojmë në Shqipëri me sondazhet, në vitin 2009 dhe 2013, dhe mendoj se kjo e dyta e 2013-ës ka qenë shumë më e vështirë se në 2009. Në vitin 2009 nuk ka qenë aq e vështirë sa tani, pasi ishte hera e parë që kryheshin sondazhe në Shqipëri, ishim vetëm 3 4 institute që kryenim sondazhe, dhe IPR Marketing ishte i vetmi që edhe në 2009 arriti të gjente rezultatin më të afërt. Megjithatë edhe mbas këtij fakti shumë analistë shprehën mosbesimin e tyre ndaj këtyre sondazheve dhe ndaj këtij instituti. Do të thoja që kjo mosbesueshmëri ndaj këtyre sondazheve nuk është diçka karakteristike vetëm e shqiptarëve por edhe e italianëve. Edhe në Itali në emisione të ndryshme televizive ndodh që një gazetar thotë që sondazhi është kryer shumë mirë dhe një tjetër që thotë se nuk është kryer mirë. Mendoj se kjo i bënë mirë debatit dhe programeve televizive. Përveç fakteve të tilla do të doja të theksoja një qëndrim të elektoratit që ka qënë shumë ndryshe nga ai i vitit 2009. Në këto 4 vite kanë ndryshuar shumë gjëra tek populli shqiptar shtoi Noto.

Sondazhet
Ora News është i vetmi televizion që në bashkëpunim me IPR Marketing, ka zhvilluar 4 sondazhe në muajin Maj dhe Qershor dhe 4 exit poll rajonale dhe një exit poll kombëtar në ditën e votimit, në 23 Qershor. Zgjedhjet e 23 qershorit kanë qenë bashkëpunimi i dytë i Ora News me IPR Marketing, bashkëpunim i cili rezultoi më afër të vërtetës dhe rezultatit të shpallur zyrtar, duke u vlerësuar si një sukses të plotë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›