IRAN – Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare zotohet për përgjigje “shkatërruese” ndaj sulmeve SHBA-Izrael

TEHERAN, 28 shkurt /ATSH/- Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit (SNSC) ka premtuar një “përgjigje shkatërruese” pas sulmeve të përbashkëta ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, duke vënë në dukje se sulmet ndodhën sëridh gjatë negociatave me Uashingtonin, sipas BBC.
Ai shtoi se “armiku” gabimisht supozoi se populli iranian do të dorëzohej ndaj kërkesave të tyre të vogla përmes veprimeve të tilla “frikacake”.
SNSC tha se forcat e armatosura të Iranit kishin filluar tashmë masat hakmarrëse dhe u zotuan se do të mbanin vazhdimisht të informuar popullin.
Ai paralajmëroi se operacionet nga SHBA-ja dhe Izraeli mund të vazhdonin në Teheran dhe qytete të tjera, duke i nxitur qytetarët, te ruanin qetësinë, të udhëtonin në zona më të sigurta ku është e mundur për të shmangur rrezikun.
Këshilli gjithashtu siguroi publikun se qeveria kishte përgatitur të gjitha nevojat shoqërore paraprakisht dhe se nuk kishte asnjë shqetësim në lidhje me furnizimin me mallra thelbësore, duke i këshilluar njerëzit të shmangin qendrat tregtare.
“Shkollat dhe universitetet do të mbeten të mbyllura deri në njoftim të mëtejshëm, bankat do të vazhdojnë shërbimet dhe zyrat qeveritare do të funksionojnë me 50% të kapacitetit”, tha SNSC, duke shtuar se përditësimet e mëtejshme do të njoftoheshin në kohën e duhur. //a.i/