IRAN – Khamenei: Bashkëpunim me SHBA-në vetëm nëse ndalon së mbështeturi Izraelin

TEHERAN, 3 nëntor /ATSH-ANSA/ – Dallimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit nuk është taktik ose i lidhur me një rast specifik, por një ndryshim i brendshëm, i bazuar në konfliktin e interesave midis dy palëve, tha udhëheqësi iranian Ali Khamenei në përvjetorin e sulmit ndaj ambasadës amerikane në Teheran më 4 nëntor 1979, e cila në Iran njihet si Dita Kombëtare e Luftës Kundër Arrogancës Botërore.
“Kërkesa e amerikanëve për bashkëpunim me Iranin do të merret në konsideratë, jo në të ardhmen e afërt, por në të ardhmen, vetëm nëse Shtetet e Bashkuara ndalojnë plotësisht mbështetjen e tyre për regjimin sionist, tërheqin bazat e tyre ushtarake nga rajoni dhe ndalojnë ndërhyrjen në çështjet rajonale”, theksoi Khamenei.
“Disa po pyesin se nuk do të kemi kurrë marrëdhënie me Shtetet e Bashkuara? Natyra arrogante e Shteteve të Bashkuara nuk pranon asgjë tjetër përveç nënshtrimit. Cili do të ishte kuptimi i një dorëzimi të tillë nga një komb si Irani?”, shkruan Khamenei në X./ /os/