E Enjte, 5 Nëntor 2026

IRAN – Parlamenti mblidhet me dyer të mbyllura pas sulmit izraelit

TEHERAN, 27 tetor /ATSH-DPA/ – Një ditë pasi Izraeli filloi sulmet ajrore kundër objektivave kryesore në Iran, parlamenti iranian u mblodh sot për një takim me dyer të mbyllura për të diskutuar një përgjigje.

”Kryetari i parlamentit, Mohammad Bagher Ghalibaf, një ish-gjeneral në Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike, kryesoi diskutimet”, sipas raporteve të medieve iraniane.

Parlamenti i Iranit ka ndikim të kufizuar, me fuqinë reale të përqendruar në udhëheqjen shtetërore të kryesuar nga lideri suprem Ayatollah Ali Khamenei.

Megjithatë, pas zgjedhjeve të këtij viti, një shumicë e forcave konservatore të vijës së ashpër dominojnë parlamentin, gjë që ka të ngjarë të ndikojë gjithashtu në disponimin midis krahëve radikalë të ushtrisë.

Izraeli nisi një sulm të shumëpritur ndaj Iranit herët të shtunën, duke thënë më vonë se kishte në shënjestër objektet e përdorura për prodhimin e raketave të lëshuara në Izrael, si dhe vendndodhjet e raketave tokë-ajër.

Media shtetërore iraniane raportoi se katër ushtarë u vranë në sulme.

Sipas agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve IRNA, Galibaf tha se një përgjigje ushtarake nga Irani ndaj sulmit izraelit ishte e sigurt, megjithëse ai e përshkroi atë si “pasiv” dhe kështu relativizoi shkallën e tij.

Galibaf iu referua të drejtës së vetëmbrojtjes në përputhje me Kartën e OKB-së.

”Në të njëjtën kohë”, theksoi ai ”ka nevojë për një armëpushim në Liban dhe Rripin e Gazës”./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›