IRAN – Të paktën 13 të vdekur pas një aksidenti me autobus

TEHERAN, 16 dhjetor /ATSH-DPA/- Të paktën 13 pasagjerë u vranë dhe 13 të tjerë u plagosën pas një aksidenti me autobus dje në mbrëmje, në Iranin qendror, thanë zyrtarët.
“Të plagosurit u dërguan në spitalet aty pranë”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA.
Aksidenti ndodhi pranë Natanzit, ndërsa autobusi po udhëtonte nga qyteti i Isfahanit.
Shkaku i aksidentit nuk është përcaktuar ende zyrtarisht, por autoritetet besojnë se shoferin mund ta ketë zënë gjumi në timon dhe të ketë humbur kontrollin e automjetit.
Zyra e Guvernatorit të Isfahanit tha se një hetim intensiv do të fillonte pasi të gjithë pasagjerët të kenë marrë kujdesin mjekësor.
Aksidentet rrugore shkaktojnë vdekjen e rreth 20,000 njerëzve çdo vit në Iran.
Policia fajëson për numrin e lartë të viktimave, automjetet e vjetra dhe të pasigurta, pajtueshmërinë e dobët me rregulloret e trafikut dhe shpejtësinë. //a.i/