E Diel, 1 Nëntor 2026

RUSI – Kremlini: Do të vlerësojmë garancitë e sigurisë për Kievin kur ta shohim tekstin

MOSKË, 16 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Kremlini do ta vlerësojë deklaratën e përbashkët të udhëheqësve të BE-së mbi garancitë e sigurisë për Kievin “kur ta shohë tekstin”, u tha gazetarëve zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov.

Peskov refuzoi të komentojë mbi deklaratën e udhëheqësve të BE-së. Zëdhënësi i Kremlinit sqaroi se autoritetet e Moskës deri më tani kanë mësuar për deklaratën e përbashkët të udhëheqësve të BE-së vetëm nga raportet e medias.

“Nuk kemi parë ende asnjë tekst. Kur ta shohim, do ta analizojmë”, u citua Peskov nga agjencia e lajmeve Tass.

I vlerësoj shumë edhe përpjekjet e presidentit amerikan, Donald Trump për të arritur një marrëveshje – i cili po punon drejt një zgjidhjeje për paqen në Ukrainë, siç tregohet nga përfshirja e të gjithë ekipit të tij’’, shtoi Peskov.

Por kur u pyet nëse negociatat për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë mund të përfundojnë deri në Krishtlindje, siç do të donte udhëheqësi i Shtëpisë së Bardhë, ai nuk komentoi asgjë.

/os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›