E Diel, 1 Nëntor 2026

IRAN – Teherani: Nuk kërkojmë armë bërthamore, jemi të hapur për verifikim

GJENEVË, 17 shkurt /ATSH-ANSA/ – Irani pranon të verifikohet që nuk dëshiron të pajiset me armë bërthamore”, deklaroi presidenti Masoud Pezeshkian në një intervistë vetëm disa orë pasi bisedimet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara përfunduan në Zvicër.

“Ne absolutisht nuk po kërkojmë të sigurojmë armë bërthamore.Nëse dikush dëshiron ta verifikojë këtë, ne jemi të hapur për një verifikim të tillë”, shtoi ai.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani rifilluan sot negociatat e tyre në Gjenevë, me ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araghchi që tha se ishte arritur një marrëveshje e përgjithshme mbi “një sërë parimesh udhëzuese”.

“Rruga drejt një marrëveshjeje ka filluar, ne jemi gati”, tha ai, pas bisedimeve që zgjatën më shumë se tre orë në misionin e përhershëm të Omanit, në qytetin zviceran.

“Por, kjo nuk do të thotë se kemi arritur një marrëveshje”, i tha ai televizionit shtetëror iranian.

Araghchi nuk zbuloi detaje të mëtejshme rreth “parimeve udhëzuese”, por e përshkroi atmosferën si konstruktive.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›