IRAN – Vdesin në një aksident ajror presidenti Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein

TEHERAN, 20 maj /ATSH-DPA/ – Të nëntë personat në bordin e helikopterit të presidentit iranian Ebrahim Raisi që u rrëzua në veriperëndim të vendit kanë vdekur.
Raisi dhe ministri i Jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian janë në mesin e nëntë të vdekurve, sipas mediave shtetërore.
Agjencia shtetërore IRNA publikoi imazhe me dron që tregojnë mbeturinat e asaj që duket të jetë një helikopter plotësisht i shkatërruar në një shpat të pjerrët në mes të pyllit.
Raisi dhe Amirabdollahian po ktheheshin nga një takim me presidentin e Azerbajxhanit fqinj, Ilham Aliyev, kur avioni i tyre u zhduk nga radari të dielën pasdite. /os/