E Premte, 6 Nëntor 2026

IRAN – Kabineti në një mbledhje të dytë urgjente

TEHERAN, 20 maj /ATSH-DPA/- Kabineti iranian është mbledhur për një mbledhje të dytë urgjente në më pak se 24 orë pas konfirmimit të vdekjes së presidentit Ebrahim Raisi dhe ministrit të Jashtëm Hossein Amirabdollahian në një aksident me helikopter, njoftuan sot mediat iraniane.

Zëvendëspresidenti iranian Mohammad Mokhber kryesoi takimin dje në mbrëmje pasi helikopteri u zhduk me nëntë persona në bord mbi veriperëndim të Iranit.

Sipas protokollit, me vdekjen e Raisit, Mokhber duhet të marrë pushtetin, në pritje të miratimit nga Udhëheqësi Suprem Ayatollah Ali Khamenei.

Zgjedhjet e reja më pas do të duhet të zhvillohen brenda 50 ditëve./a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›