E Diel, 1 Nëntor 2026

IREKS: Liria e medieve, Maqedonia më keq se Shqipëria e Kosova

Organizata joprofitabile IREKS me seli në Uashington kohë më parë e publikoi raportin e tij vjetor – Indeks për qëndrueshmërinë e medieve në botë, informoi “Zëri i Amerikës” program në gjuhën maqedonase.

Maqedonia me notë 1,54 bie në kategorinë e dytë të vendeve me sistem të paqëndrueshëm dhe sistem të përzier medial. Kategoria e parë është për vendet me media jostabile dhe jot ë lira, ndërsa kategoria e tretë janë vendet me pothuaj media të qëndrueshme, ndërsa në të katërtën janë ato me media të qëndrueshme.

Shoqëri Maqedonisë i bëjnë Rusia, Serbia, Ukraina, Taxhikistani, Kirgistani, Kazakistani, Bjellorusia dhe Azerbajxhani, ndërsa më keq qëndrojnë Turkmenistani dhe Uzbekistani. Më mirë janë ranguar Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Bullgaria, Armenia, Shqipëria dhe Kroacia, shkruan Zhurnal.

Pjesa për Maqedoninë është bërë në bazë të panel diskutimit në të cilën kanë marrë pjesë gazetarët nga Maqedonia. Ai jep pasqyrë pesimiste për fuqinë e shtatë në Maqedoni.

Majkëll Smit, i cili është ndihmës/kryeredaktor në raportin e IREKS-it, në intervistën për “Zërin e Amerikës” potencon se Maqedonia në krahasim të lirisë së shprehjes tash është në nivel më të ulët në krahasim me vitin 2001, kur IREKS ka filluar me rangimin. Vlerësimet më të ulëta janë për raportimin profesional dhe menaxhmentin të medieve, ndërsa ato janë të ndjeshme ndaj ndikimeve për shkak të situatës anemike ekonomike.

“Në vend që të shohim përmirësim në kohën kur vendi tenton të kyçet në BE, shohim kthim prapa”, thotë Smit.
“Rezultati për Maqedoninë ishte i ulët dhe kjo na tregon pesimizëm mes gazetarëve në Maqedoni për situatën me lirinë e medieve, cilësisë së profesionit, cilësisë së produktit dhe për biznes-situatën në sektor”, potencon Smit./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›