E Diel, 1 Nëntor 2026

Burri gjen të vdekur gruan në banesë

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Korçës, ku një grua është gjetur e pajetë në banesën e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sovjan ku 35-vjeçarja Brunilda Pasholli, u gjet e pajetë nga bashkëshorti i saj.

Sipas hetimeve të para mësohet se gruaja është kushërirë me Edmir Jazxhiun, burrin i cili dy ditë më parë vrau gruan e tij Dallëndyshen, e më pas i dha fund edhe jetës, njofton Shekulli.

Sipas familjarëve të saj, Brunilda sapo ishte kthyer nga ceremonia mortore në Tiranë dhe e kishte përjetuar shumë keq ngjarjen e rëndë.

Trupi u dërgua në morg për ekzaminimin mjeko-ligjor për të evidentuar shkaqet e vdekjes së gruas, ndërkohë që policia po vijon hetimet për ngjarjen./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›