E Shtunë, 31 Tetor 2026

I.RamaDeshmia e Priftit e vlefshme per hetimin

Ish-ministri i ekonomise Dritan Prifti ka dhene detaje te vlefshme per hetimin mbi kontrabanden e naftes. Keshtu eshte shprehur Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama e pyetur ne lidhje me deshmine e ish-ministrit te ekonomise Dritan Prifti dhene disa dite me pare ne prokurori.

Sipas kryeprokurores Rama hetimi ne lidhje me perfshirjen e disa perfaqesuesve te larte ne kontrabanden e naftes po vijon dhe ne baze te ketij hetimi do te vertetohet nese ka veper penale.

Nderkohe ish-ministri i ekonomise Dritan Prifti deshmoi dite me pare ne prokurori me cilesine e personit i cili ka dijeni ne lidhje per kontrabanden e naftes si dhe per akuzat e tij per zv.drejtorin e Pergjithshem te policise Agron Kulicaj se ai ka influencuar lejimin e boteve me nafte te pa perpunuar te hihedhin ne tregun shqiptar me dokumentacion fals si te ishte nafte importi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›