E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e policit Topi Krimi makaberautori para drejtesise

TIRANE- Nje dite nga vrasja e oficerit te policise Roland Likaj Presidenti i Republikes shprehet se eshte i tronditur nga ky krim makaber. Zoti Bamir Topi i kerkon autoriteteve te drejtesise te zbardhin sa me pare autoret e ekzekutimit qe ndodhi pas mesnates se te dieles ne lagjen Cole te Vlores.

Ne mesazhin e ngushellimit kreu i shtetit shkruan se Roland Likaj efektivi i policise se Vlores ra ne krye te detyres ndersa kryente misionin fisnik te mbrojtjes dhe sigurise se rendit te qytetareve shqiptare

Duke e cilesuar nje bdquokrim makaber Topi me cilesine e presidentit por dhe si qytetar i tronditur i ben thirrje dhe nxit te gjitha strukturat shteterore qe te zbulojne sa me pare autorin e kesaj ngjarjeje te rende dhe ta vene ate perpara drejtesise.

Reagimi i shpejte dhe i pameshirshem ndaj ketij krimi te pashembullt eshte pergjigja e duhur qe i jepet kujdo qe guxon te cenoje nje punonjes policie ne krye te detyres- nenvizon presidenti ne mesazhin e tij te ngushellimit.

Kreu i shtetit mbyll mesazhin e tij duke u shprehur familjareve se te gjithe qytetaret dhe shteti shqiptar ndihen krenare por edhe thellesisht mirenjohes per Rolandin qe u flijua me vetemohim teksa kryente detyren e tij fisnike dhe ndajne me ju solidaritetin per kete humbje te madhe.
s.g/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›