ISHP zbulon bakterin në kardiokirurgji
Tiranë- Bakteri që ka prekur sallat e operacionit në pavijonit të kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë quhet ‘pseudomonas’.
Zbulimi i bakterit ka ardhur pas përfundimit të analizave nga ana e Institutit të Shëndetit Publik, sipas të cilave bakteri ka rrezikshmëri më të lartë se stafilokoku.
Nga të dhënat e laboratorit mësohet se bakteri është gjetur nëpër pajisje dhe ka kontaminuar edhe reanimacionin, duke u bërë kështu edhe më i rrezikshëm.
Aktualisht në spital janë marrë masat e nevojshme dhe po kryehen dezinfektimet për pastrimin e ambienteve. Sipas specialistëve për këtë bakter kërkohet të përdoren kombinime kimikatesh, në mënyrë që të jenë rezultative për zhdukjen e kontaminimit.
Fill pas zbulimit të bakterit, u bë spostimi i pacientëve dhe nisi puna për rikthimin e normalitetit në sallë.