E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISKSH, 15 medikamentet me rimbursim me te larte

Barnat qe kurojne te semuret me talasemi, semundjet e zemres, diabetit, tumorit, insuficences renale dhe te astmes, jane medikamentet qe kane pasur rimbursimin me te larte gjate vitit te kaluar. Sipas te dhenave te Institutit te Shendetit Publik rezulton se bari qe perdoret per talasemiket (exjade) merr edhe pjesen me te madhe te parave qe perdoren per rimbursim. Ky medikament u perfshi ne listen e barnave qe mbulohen nga shteti, nje vit me pare. Pavaresisht konsumit te ulet, qe perdoret vetem nga 500 persona, eshte ne krye te listes per nga shpenzimet, pasi eshte shume i shtrenjte. Nderkohe qe semundjet e zemres kerkojne nje ribursim te madh, pasi shume prej shqiptareve vuajne nga keto semundje, si dhe hipertensioni, qe shpeshhere kerkojne te njejtat medikamente ose nje nderthurje. Por nje vend jo pak te rendesishem ne listen e medikamenteve te rimbursueshme zene edhe ato ilace qe luftojne kancerin. Keshtu jane dy lloje te ketyre medikamenteve, te cilat rimbursohen nga shteti dhe pacientet i perfitojne falas ose me kosto te ulet. Te semureve diabetike u sigurohet ne masen 100 per qind insulina dhe per kete shkak ajo ka edhe nje kosto te larte te parave qe perdor ISKSH per kete grup pacientesh. Por ne medikamentet e rendesishme dhe te shtrenjta futen edhe ato te prostates dhe te astmes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›