Pergjigjet e analizave priten sot
Nese eshte meningjit bakterial apo viral, analizat, te cilat priten te dalin sot nga laboratoret e QSUT-se, do te percaktojne edhe llojin e virusit qe mbartin dy vajzat nga veriu i vendit. Ndersa per 17-vjecaren mjeket infeksioniste, te cilet po kryejne edhe trajtimin, e kane cilesuar si virus bakterial. Per 6-vjecaren nga Tropoja ende nuk dihet se cili eshte virusi qe ajo mbart. Sipas specialisteve te Instituti te Shendetit Publik dhe laboranteve te QSUT-se, analizat perfundimtare do te dalin gjate dites se hene. Ndonese mjeket kane filluar trajtimin me medikamente mjekesore, do te jene analizat perfundimtare ato qe do te nxjerrin ne pah viruset e meningjitit qe po qarkullojne. Ndersa tre prej rasteve te para kane rezultuar te prekur nga meningokoku, rastet e fundit kane nje dyshim, sepse virusi mund te jete viral dhe jo bakterial. Per kete arsye, mjeket kane kerkuar qe te kryhen ekzaminime laboratorike me te detajuara se ato qe kane ardhur nga spitalet e rretheve.