E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISKSH-ja reforma për të dalë nga kriza e medikamenteve

Spitaleve kanë në dorë zgjidhjen për të shpëtuar nga kriza e medikamenteve. Me fillimin e vitit 2009-të, ISKSH premton të shtrijë skemën në të gjithë spitalet e vendit. Kjo reformë përcakon, që kryerja e tenderave të të ilacceve të menaxhohet nga vetë institucionet shëndetësore. Duke qenë se spitalet do të jenë vetë përgjegjëse për tenderimin e medikamenteve, ato kanë të drejtën për të përzgjedhur ato ilacce të cilat i nevojiten llojit të shërbimit që ofrohet. Kjo mendohet të jetë edhe kyçi për zgjidhjen e krizës, që aktualisht është një gangrenë e sistemit.Shrtirja e skemës së sigurimeve dhe kujdesit shëndetësor në 42 spitalet e vendit, parashikohet të konkretizohet në janar të 2009-ës. Rishtaz ky shërbim do të mbulojë medikamentet. Një ndër pikat kycce ku do të bazohet lidhja e kontratës së ISKSH-së me spitalet, do të jetë performanca e shërbimit të këtyre të fundit. Sipas sipas indikatorëve që do të përcaktohen në një fazë të mëvonshme, ISKSH do të verifikojë nëse spitalet i përmbushin apo jo kriteret e qendrimit në skemë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›