Ministria Godo shpërndan dhurata në pediatri
Ministrja e shëndetësisë Anila Godo viziton fëmijët në spitalin pediatrik në kryqytet. Rikthimi i ministres në ish- vendin punës, vjen në kuadër të festave të fundvitit. Ajo ka përfituar nga rasti për të kujtuar jo vetëm kolegët, të cilët edhe në ditë festash i bashkohen misionit të sakrificës, por edhe pacientët e vegjël që fatkeqësisht orët festive do t'i kalojnë në spital. Me rastin e festave të fundvitit, ministria Godo, u ka shpërndarë fëmijëve dhurata të mundësuara nga kompania e telefonisë së lëvizshme AMC. Për të dytin vit me radhëAMC-ja, kontribuon për t'i bërë sa më të gëzueshme ditët e festave për fëmijët në kushte të vështira ekonomike dhe shëndetësore.