ISLAMABAD – 12 viktima pas shpërthimit jashtë një gjykate

ISLAMABAD, 11 nëntor/ ATSH/ – Një shpërthim në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, ka lënë 12 të vdekur dhe 20 të plagosur, bëri të ditur Instituti i Shkencave Mjekësore të Pakistanit, sipas CNN.
Në një deklaratë të lëshuar nga një burim i shërbimit të sigurisë për CNN bëhet e ditur se shpërthimi është kryer nga militantë të lidhur me talebanët afganë dhe Indinë.
Islamabadi kërkon një nivel të lartë sigurie për të hyrë dhe dalë nga qyteti me zona specifike sigurie në të gjithë kryeqytetin.
Shpërthimi ndodhi në parkimin e kompleksit gjyqësor të qytetit, në një lagje të mbushur me zyra qeveritare të nivelit të lartë.
Sulmi vjen më pak se një ditë pasi një kolegj kadetësh u sulmua nga militantë në veriperëndim te Pakistanit. /Ad.Ab./