E Diel, 1 Nëntor 2026

ISLAMABAD – SHBA bie dakord të lirojë asetet iraniane në Katar

ISLAMABAD, 11 prill /ATSH-ANSA/ – Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të zhbllokojnë asetet iraniane të ngrira dhe të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.

Një burim i lartë iranian i tha Reuters online, duke e mirëpritur këtë veprim si një shenjë “serioziteti” në arritjen e një marrëveshjeje me Uashingtonin në bisedimet e Islamabadit.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë komentuar publikisht për çështjen e zhbllokimit të aseteve.

Reuters thekson se zhbllokimi i aseteve është “i lidhur drejtpërdrejt me sigurimin e kalimit të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit”, i cili pritet të jetë një pikë kyçe në bisedime.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›