E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

IShMT gjobit maksimalisht dy pika karburantesh

Dy pika karburanti në Tiranë dhe Vlorë janë kapur nga Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut me faturime mbi çmimin e caktuar për të gjithë dhe janë gjobitur me maksimumin ligjor. 
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, por në të nuk jepet hollësi rreth firmave të karburanteve që ka abuzuar. 
Zoti Rama lajmëron se “Duke nisur nga java tjetër do të hyjë në fuqi sekuestrimi në vend i çdo pike karburanti që ngre qoftë edhe një qindarkë çmimin e shpallur paraprakisht nga Bordi i Administrimit”.
“Boll i ngre çmimet papushim kriza e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, çdo ngritje për fitim në kurriz të popullit do të ndëshkohet siç e kërkon kjo gjendje lufte në tregjet ndërkombëtare” paralajmëron kryeministri Edi Rama.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›