E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ja çfarë ka ndryshuar qeveria për pagat në 1 prill!

Kuvendi i Shqipërisë merr në shqyrtim ndryshimet e kërkuara nga qeveriam që duhet të hyjnë në fuqi në datën 1 Prill 2022. Kush dhe sa përfiton nga rritja e pagës dhe nga reduktimi i normës tatimore? Materiali është përgatitur nga Bardhi Sejdarasi.

Pas deklarimit publik për ndryshime fiskale që synojnë mbështetjen e shtesës së ulët dhe të mesme të shqiptarëve, të prekur nga ndikimi i luftës mes Rusisë dhe Ukrainës dhe të shfaqura dukshëm në rritjen e treguesit të çmimeve të konsumit për një sërë mallrash të përdorimit të përditshëm, qeveria ka dorëzuar në kuvendin e Shqipërisë propozimet e saj për përballimin e situatës se krizës.
Në përmjet një akti normativ me fuqinë e ligjit, favorizuar nga situata e emergjencës, qeveria propozon që të fillojë nga data 1 prilli 2022, rritja e pagës dysheme të patatueshme, nga 30 mijë lekë, që është aktualisht, në 40 mijë lekë në muaj. 
Nga ky ndryshim përfitojnë 71,500 qytetarë, në masën totale prej 557 milionë lekësh në vit. 
Shuma e përfitimit është mesatarisht 7,800 lekë për vit për çdo qytetar ose 650 lekë në muaj, por vetëm për rritjen e dyshemesë së pagës së patatueshme. 
Nga reduktimi i normës tatimore me 50% për tatimpaguesit me të ardhura nga paga nga 40,001 lekë/muaj deri në 50,000 lekë/muaj, përfitojnë rreth 58,000 tatimpagues, me një shumë përfitimi rreth 11,700 lekë mesatarisht për tatimpagues/vit, ose në total 678 milionë lekë/vit për të gjithë tatimpaguesit. 
Kjo masë, kjo masë mbështetet e gjithë shtresa e mesme, duke rishikuar fashën e sipërme të tatimit progresiv. Tatimi 23% parashikohet të fillojë të aplikohet në pagat mbi 200,000 lekë/muaj, nga 150,000 lekë/muaj, që është aktualisht. Numri i përfituesve nga ky ndryshim është rreth 5.900 tatimpagues dhe shuma e përfitimit është mesatarisht 23.000 lekë për tatimpagues/vit, në vlerën totale prej 135 milionë lekësh në vit.
Efektet financiare në të ardhurat buxhetore të vitit 2022, nëse ligji do fillonte efektet më 1 korrik 2022, ishin llogaritur rreth 685 milionë lekë. Duke qënë se akti normativ ndryshon datën e fillimit të efekteve nga 1 korrik 2022 në 1 prill 20022, efektet në të ardhurat buxhetore për vitin 2022 do të jenë rreth 1.028 milionë lekë, ose 343 milionë më shumë.
Pra, nga 1 prilli 2022 rritet paga dysheme e patatueshme, nga 30 000 leke ne muaj, qe eshte aktualisht, ne 40 000 leke ne muaj. Gjithashtu, reduktohet norma tatimore me 50% për tatimpaguesit me të ardhura nga paga nga 40,001 lekë/muaj deri në 50,000 lekë/muaj. Në të njëjtën linjë mbështetet e gjithë shtresa e mesme, duke rishikuar fashën e sipërme të tatimit progresiv. Tatimi 23 për qind parashikohet të filloje të aplikohet në pagat mbi 200,000 lekë/maj, nga 150,000 lekë/muaj që është aktualisht. Nëpërmjet këtyre propozimeve, sipas relacionit të qeverisë, lehtësohet kryesisht shtresa e ulët dhe e mesme, duke i qëndruar parimit të progresivitetit, ku ai që fiton më shumë, paguan më shumë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›