E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

ITALI – G7: Sigurojmë Ukrainën për mbështetje të palëkundur kundër Rusisë

ROMË, 16 nëntor /ATSH-DPA/ – Grupi i shtatë vendeve kryesore të industrializuara perëndimore (G7) siguroi sot Ukrainën për mbështetjen e palëkundur kundër pushtimit rus në shkallë të plotë, i cili po i afrohet ditës së 1 000-të.

”Rusia është pengesa e vetme për paqen e drejtë dhe të qëndrueshme”, thanë liderët në një deklaratë të përbashkët, duke theksuar se vendet e tyre ”do të qëndrojnë pranë Ukrainës për aq kohë sa duhet”.

Deklarata u publikua nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila kryeson G7 këtë vit.

Anëtarët e tjerë janë Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Japonia dhe Gjermania.

Rusia nisi një pushtim të plotë të fqinjit të saj në shkurt 2022 dhe tani kontrollon rreth një të pestën e territorit të Ukrainës.

Deklarata e G7 përmendi vuajtjet e pamata që u është dashur të durojë populli ukrainas dhe pranoi qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e tij të madhe për të mbrojtur vendin dhe kulturën e tyre.

Kanadaja do të kryesojë G7 vitin e ardhshëm, kur qëndrimi i SHBA-së ndaj Ukrainës pas rizgjedhjes së Donald Trump si president do të duket i madh./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›