Pragsfida me Çekinë, Rama ndan pamje nga dhoma e zhveshjes së kuqezinjve

TIRANË, 16 nëntor/ATSH/ Kombëtarja shqiptare përballet sonte në 20:45 me Çekinë, ndeshje kjo e vlefshme për grupin B1 të Ligës së Kombeve.
Kryeministri Edi Rama vetëm dy orë nga nisja e ndeshjes publikoi pamje të dhomës së zhveshjes së kuqezinjve, në “Air Albania”, të cilët sonte do të mbajnë uniformën kuqezi në duelin kundër çekëve.
Trajneri Silvinjo dhe qendërmbrojtësi Arlind Ajeti, mbrëmjen e djeshme në konferencën zyrtare për media në prag të sfidës ndaj Çekisë, deklaruan se nëse skuadra jep 100% në fushë, mund të marrë rezultatin pozitiv.
Tekniku brazilian vlerësoi ndër të tjera çekët, ndërsa tregoi edhe se si paraqitet gjendja në kampin e kuqezinjve.
Atmosfera është shumë e mirë dhe të gjithë djemtë janë të motivuar për të dhënë maksimumin në stadiumin “Air Albania”, që do të jetë i mbushur në maksimum nga tifozët e Kombëtares për këtë takim.
/r.e/