E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

ITALI – Meloni: Në janar qeveria synon rifillimin e transferimeve të emigrantëve drejt Shqipërisë

ROMË, 23 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Në janar qeveria synon rifillimin e transferimeve të emigrantëve drejt Shqipërisë, përforcuar edhe nga vendimi i Gjykatës së Lartë të 19 dhjetorit që na vërtetoi të drejtën dhe nga era e krahut të djathtë që fryn në Evropë duke na shtyrë drejt mbrojtjes së kufijve të jashtëm, deklaroi kryeministrja italiane, Giorgia Meloni nga Saariselka, Finlandë.

Ajo njoftoi se kërkuar ”një takim mbi temën për të kuptuar se si të vazhdohet”.

Para pak ditësh, Meloni tha se “qendrat do të funksionojnë, edhe nëse do të më duhet të kaloj çdo natë atje deri në fund të qeverisjes”.

Në Palazzo Chigi do të jenë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani (me lidhje nga Kosova), nënsekretari Alfredo Mantovano, ministrat e Brendshëm, Mbrojtjes dhe Çështjeve Evropiane, Matteo Piantedosi, Guido Crosetto dhe Tommaso Foti.

Piantedosi do të raportojë për mbërritjet nga deti, që janë në rënie të madhe këtë vit: 65 000 krahasuar me 153 000 në 2023.

Do të bëhet një vlerësim për kushtet për riaktivizimin e projektit të Shqipërisë në fillim të vitit të ardhshëm.

Në fakt, deri më tani gjyqtarët kanë refuzuar ndalimin e azilkërkuesve në qendrat shqiptare.

Për të kapërcyer pengesën, qeveria – me një ndryshim të përfshirë në dekretin pasues – transferoi përgjegjësinë për vendimet e paraburgimit nga magjistratët e seksioneve të imigracionit tek Gjykatat e Apelit.

Me shpresën për të marrë vendime të favorshme.

Masa hyn në fuqi 30 ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit, pra më 11 janarin e ardhshëm.

Që nga ai moment, pra – kjo është linja që mund të dalë nga takimi i nesërm – anija ”Libra” do të mund të kthehet në dërgimin e emigrantëve në portin e Shëngjinit.

Ndërkohë, 19 dhjetorin e kaluar pati një vendim nga Gjykata e Lartë që qendra e djathtë e interpretoi si mbështetje të qëndrimit të saj.

Vendimi – për një çështje që i paraprin dekretit me të cilin qeveria ripërcaktoi listën e vendeve të sigurta – njeh të drejtën e politikanëve për të vendosur një regjim të diferencuar për aplikimet për azil për ata që vijnë nga vendet e përcaktuara si të sigurta.

Dhe prandaj gjyqtari ”nuk mund të zëvendësojë” ministrin e Jashtëm dhe as ”nuk mund të anulojë dekretin ministror me efekte erga omnes”.

Sidoqoftë, gjyqtari mund të vlerësojë nëse përcaktimi është legjitim dhe ndoshta të mos zbatojë “rastësisht” dekretin për vendet e sigurta. Dhe nëse opozita fitoi duke nënvizuar këtë aspekt të fundit, interpretimi i mazhorancës ishte ndryshe.

”Më duket se Gjykata e Kasacionit ra dakord me qeverinë, është e drejta e qeverive të përcaktojnë se cilat vende janë të sigurta, ndërsa gjyqtarët mund të hyjnë në çështjen individuale, jo ta mos e zbatojnë tërësisht atë”, thotë Meloni.

”Ne duhet të mendojmë më gjerë: Italia ishte e para që bëri një marrëveshje me një vend joanëtar të BE-së, ne kemi disa probleme në interpretimin e rregullave, por po i kapërcejmë, është një mënyrë e re e trajtimit. Prandaj, ideja duket të jetë rifillimi i transfertave drejt Shqipërisë pa pritur vendime të mëtejshme”, shton ajo.

Gjykata e Kasacionit, në fakt, ende nuk ka vendosur për ankesat e paraqitura nga qeveria kundër verifikimeve të para të dështuara të ndalimit të emigrantëve të lëshuar nga seksioni i imigracionit në gjykatën e Romës më 18 tetor.

Në seancën dëgjimore të 4 dhjetorit, me temën e përcaktimit të vendeve të sigurta,  gjyqtarëve suprem iu që të pezullonin vendimin në pritje të vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së në mars.

Ndërkohë, qeveria italiane po përpiqet të zgjerojë konsensusin në Evropë për rregullat e reja për riatdhesimet dhe vendet e sigurta dhe të parashikojë kohën.

Një kuadër rregullash evropiane të ndryshme nga ato aktuale, një pasqyrim i ndryshimit të ekuilibrit politik – ky është besimi tek ekzekutivi – do të ndikonte edhe në vendimet e gjyqtarëve italianë, duke e bërë të zbatueshëm projektin me Shqipërinë.

Presidentja Ursula von der Leyen siguroi se komisioni i BE-së dëshiron të vazhdojë shpejt me direktivën e re të riatdhesimit, rishikimin e përkufizimit të vendit të sigurt dhe përdorimin e mundshëm të qendrave për riatdhesimet në vendet e treta.

Sekretari i ”+Europa”, Riccardo Magi, është kritik, duke këshilluar Giorgia Melonin që “t’i bëjë vetes dhe të gjithë italianëve një dhuratë të këndshme për Krishtlindje: të shpallë përvojën e qendrave të paraburgimit për emigrantët në tokat e huaja një dështim, të kërkojë falje për humbjen e pothuajse një miliardë eurosh, të kthejë stafin italian që shërben në qendër dhe t’i japë fund këtij turpi kombëtar”./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›