E Enjte, 5 Nëntor 2026

ITALI – OIM: Mbi 1 000 migrantë kanë vdekur në Mesdhe nga fillimi i vitit 2024

MILANO, 21 gusht /ATSH-ANSA/ – Mbi 1 000 emigrantë kanë vdekur ose janë shpallur të zhdukur në Mesdheun qendror nga fillimi i vitit 2024 deri më 17 gusht, bëri të ditur Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

”Viktimat e gjetura ishin 421, ndërsa 603 persona rezultojnë të zhdukur, me një total prej 1 024 personash”, saktësoi IOM.

Në të njëjtën periudhë, migrantët e kapur në det dhe të kthyer në Libi ishin 13 763, nga të cilët 12 220 burra, 947 gra dhe 460 të mitur./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›