E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

ITALI – Policia arreston të paktën 12 të dyshuar neonazistë

BOLONJA, 4 dhjetor /ATSH-DPA/ – Të paktën 12 të dyshuar janë arrestuar gjatë një kontrolli kundër një grupi neonazist në qytetin verior italian të Bolonjës.

Rreth një duzinë shtëpish u kontrolluan në operacionin që synonte të ashtuquajturin ”Divizioni ujk”, sipas policisë dhe zyrës së prokurorisë.

Emri i grupit evokon organizatën naziste “Ujqërit”, një njësi sekrete e krijuar nga SS, krahu paraushtarak i Partisë Nacional-socialiste, gjatë fazave të fundit të Luftës së Dytë Botërore për të kryer sabotime dhe luftë guerile.

Prokurorët thanë se kontrolli kishte në shënjestër 25 të dyshuar të moshës nga 19 deri në 76 vjeç, duke përfshirë Romën dhe Milanon.

Ekziston një grupim i fortë i krahut të djathtë në Bolonja dhe pjesë të tjera të Italisë veriore.

Të arrestuarit përballen me akuzat për anëtarësim në një organizatë terroriste.

Akuza të tjera përfshijnë propagandë dhe nxitje për të kryer krime në bazë të diskriminimit racor, etnik ose fetar dhe posedim të armëve të zjarrit./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›