ITALI – Trump Jr nën kritika për një udhëtim gjuetie në veri të vendit

ROMË, 4 shkurt /ATSH-DPA/ – Donald Trump Jr, djali i madh i presidentit amerikan, është nën kritika, pasi së fundmi u shfaq një video e tij duke gjuajtur zogj në zonën e lagunës veneciane, në Italinë veriore.
Videoja tregon Trump Jr duke përshkruar gjuetinë teksa kishte veshur kamuflazh ushtarak.
Pranë tij janë disa pata, rosa dhe thëllëza të vrara.
Ambientalistët e akuzuan atë se kishte qëlluar ilegalisht mbi zogjtë e egër të mbrojtur – duke përfshirë një rosë të kuqe, që rrallë gjendet në Evropë – gjatë udhëtimit që u zhvillua në fund të vitit të kaluar.
Ata po i bëjnë thirrje kryeministres italiane Giorgia Meloni që t’i kërkojë llogari, pavarësisht babait të tij të fuqishëm.
Opozita e majtë tha se do të ankohej kundër Trump Jr.
Skenat janë filmuar në një zonë të quajtur Valle Pirimpie, e cila është përcaktuar si një zonë e veçantë e mbrojtur nga BE.
Gjuetia atje është e ndaluar për të huajt./ a.jor.