E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SUEDI – Arrin në 10 numri i viktimave nga të shtënat në shkollë

STOKHOLM, 4 shkurt /ATSH-DPA/ – Rreth 10 persona u vranë nga të shtënat në një shkollë në qytetin suedez të Örebro, deklaroi policia.

Autori i dyshuar besohet të jetë në mesin e të vdekurve, tha një zëdhënës i policisë në një konferencë për shtyp.

Të shtënat ndodhën rreth mesditës në një qendër edukimi të të rriturve në Örebro, rreth 160 kilometra në perëndim të Stokholmit.

Shefi i policisë së Örebro Roberto Eid Forest tha në një konferencë të mëparshme për shtyp se sulmuesi ishte një burrë.

Policia nuk ka bërë të ditur motivin e mundshëm të të shtënave.

Në një intervistë me stacionin radiofonik SVT, drejtoresha e shkollës Ingela Bäck Gustafsson tha se ishte në pushimin e drekës kur studentët vrapuan pranë saj, duke bërtitur që të gjithë duhet të largoheshin nga shkolla.

“Kur mbërrita në shesh lojërash, dëgjova të shtëna armësh, shumë afër. Ne vrapuam për jetën ton뒒, shtoi Bäck Gustafsson.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›