E Diel, 1 Nëntor 2026

ITALI – Vdes stilisti me famë botërore Giorgio Armani

Stilisti me famë botërore, Giorgio Armani vdiq në moshën 91-vjeçare.

”Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të krijuesit, themeluesit dhe forcës së tij të palodhur, Giorgio Armani,”, thekson në deklaratën e saj kompania ”Armani Group”.

”Siç njihej gjithmonë me respekt dhe admirim nga punonjësit dhe bashkëpunëtorët e tij, ai ndërroi jetë në paqe, i rrethuar nga të dashurit e tij. I palodhur, ai punoi deri në ditët e tij të fundit, duke iu përkushtuar kompanisë, koleksioneve të tij dhe projekteve të larmishme dhe gjithnjë në ndryshim”, thuhet në deklaratë.

Gjatë viteve Giorgio Armani ka krijuar një vizion që është shtrirë nga moda në çdo aspekt të jetës, duke parashikuar kohërat me qartësi dhe konkretësi të jashtëzakonshme. Ai është udhëhequr nga një kuriozitet i pashtershëm dhe një fokus në të tashmen dhe njerëzit.

Përgjatë kësaj rruge, ai ka krijuar një dialog të hapur me publikun, duke u bërë një figurë e dashur dhe e respektuar për aftësinë e tij për të komunikuar me të gjithë.

Gjithmonë i vëmendshëm ndaj nevojave të komunitetit, ai është përkushtuar në shumë fronte, veçanërisht në Milanon e tij të dashur.

”Giorgio Armani” është një kompani me 50 vjet histori, e rritur me emocione dhe durim. Giorgio Armani gjithmonë e ka bërë pavarësinë e mendimit dhe veprimit shenjën e tij dalluese. Kompania është pasqyrimi, sot dhe gjithmonë, i kësaj ndjenje. Familja dhe punonjësit e tij do ta udhëheqin Grupin përpara, duke respektuar dhe vazhduar këto vlera”, thekson deklarata e ”Armani Group”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›