U akuzua për sulm ndaj rojes së sigurisë në Los Anxhelos, gjykata liron reperen Cardi B

Reperja Cardi B u lirua nga akuzat për sulm nga një juri e Los Angelesit, pasi një roje sigurie e paditi atë për 24 milionë dollarë (18 milionë paund) për një sulm fizik që reperja ka bërë ndaj tij.
Emani Ellis pretendoi se reperja amerikane e gërrvishi në faqen me një thoi 7.5 cm dhe pështyu mbi të jashtë zyrës së një mjeku obstetër në vitin 2018.
Reperja doli në bankën e të akuzuarve dhe ajo i tha gjykatës se roja e ndoqi dhe e filmoi në telefonin e saj dhe nuk i dha hapësirë apo privatësi.
Duke folur me gazetarët pas vendimit, Cardi B u bëri thirrje fansave të saj të mos e shqetësojnë znj. Ellis ose familjen e saj tani që është marrë një vendim gjyqësor.