E Martë, 3 Nëntor 2026

ITB Berlin 2025, Kumbaro: Diskutime për teknologjinë, transportin dhe hotelerinë cilësore

TIRANË, 5 mars/ATSH/ Në panairin ndërkombëtar të Turizmit ITB Berlin 2025, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka përgatitur edhe një sërë panelesh diskutimi në stendën e Shqipërisë, duke gjallëruar eventet të cilat vazhdojnë pa pushim.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale momente nga paneli “Albania:The Rising Gateway of Southeast European Tourism”  i organizuar ditën e sotme në këtë panair.

“Në punën tonë për promovimin dhe zhvillimin e turizmit kemi nevojë për të gjithë, e sidomos për teknologjinë, transportin dhe hotelerinë cilësore – tema që u diskutuan në ITB Berlin gjatë panelit “Albania: The Rising Gateway of Southeast European Tourism” duke bërë bashkë disa prej liderëve të këtyre sektorëve në Shqipëri siç janë One, AirAlbania, TIA apo Marina Bay”, tha Kumbaro.

Gjatë ditës së sotme në panair u prezantua edhe TEA (Kalendari digjital i eventeve turistike të Shqipërisë), një instrument i ri digjital i krijuar për të promovuar turizmin kulturor në Shqipëri.

Gjithashtu u prezantua “Shqipëria 2025 –Fronti i Ri i Investimeve në Europë”, një panoramë të peizazhit të investimeve në Shqipëri.

“Një Udhëtim Kulinar Mesdhetar” ishte një shfaqje e drejtpërdrejtë gatimi nga shefat e restorantit Mandarine në Marina Bay, duke zbuluar shije autentike shqiptare.

Po ashtu u zhvillua diskutimi “Agroturizmi, Tradita dhe Folklori” një diskutim për traditat, folklorin dhe mikpritjen e pasur të Shqipërisë.

Pjesë e axhendës së sotme ishte “Shqipëria: Shkëmbimi Kulturor si Themel për një të Ardhme të Qëndrueshme” që bashkoi ekspertë për të diskutuar rolin e shkëmbimit kulturor në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.

Vizitorët provuan edhe një degustim verërash shqiptare, nën shoqërinë e tingujve të serenatave korçare, performuar nga Albanian Night. /j.p/

1 nga 9

/k.s/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›