IZRAEL – Alarm për sulm ajror në Ashkelon

TEL AVIV, 24 qershor /ATSH-DPA/- Për herë të parë në disa javë, një sirenë sulmi ajror u lëshua sot në qytetin bregdetar izraelit, Ashkelon.
Sipas mjekëve, dy persona u plagosën – ndërsa përpiqeshin të hynin ne strehimore në qytet rreth 10 kilometra përgjatë bregut në veri nga Rripi i Gazës.
“Sirenat paralajmëruese u dëgjuan gjithashtu në qytetet të tjera të Rripit të Gazës”, sipas ushtrisë.
Grupi terrorist palestinez Xhihadi Islamik mori përgjegjësinë për sulmet.
Ushtria izraelite tha se dy raketa të lëshuara nga Rripi verior i Gazës ishin kapur nga sistemi i mbrojtjes raketore të Izraelit.
Më herët, sistemi i mbrojtjes kapi një predhë të lëshuar nga Rafahu, në jug të brezit.
Ushtria izraelite është dislokuar në Gazë me qëllimin e deklaruar për të shkatërruar lëvizjen islamike Hamas, e cila kishte nën kontroll territorin bregdetar me popullsi të dendur përpara se të shpërthente lufta më 7 tetor.
Lufta u provokua nga një masakër e paprecedentë nga persona të armatosur të Hamasit në komunitetet izraelite pranë kufirit të Gazës.
Sipas ushtrisë izraelite, gjithsej rreth 20,000 raketa, predha mortajash dhe dronë janë përdorur kundër Izraelit në fronte të ndryshme që nga fillimi i luftës.
Frontet përfshijnë: Rripin e Gazës, Libanin, Sirinë, Iranin, Irakun dhe Jemenin.//a.i/