IZRAEL – Ministria e Jashtme: Shansi i fundit për zgjidhje diplomatike me Hezbollahun pas sulmit në Druze

TEL AVIV, 28 korrik /ATSH-DPA/- Ministria e Jashtme izraelite tha sot se do t’i përgjigjet “masakrës” së të rinjve dhe fëmijëve dje në një fshat në Druze, duke fajësuar Teheranin për sulmin.
“Raketa që vrau djemtë dhe vajzat tona ishte një raketë iraniane dhe Hezbollahu është e vetmja organizatë terroriste që i ka ato në arsenalin e saj”, tha zëdhënësi i ministrisë Oren Marmorstein.
“Izraeli do të ushtrojë të drejtën dhe detyrën e tij për të vepruar në vetëmbrojtje dhe do t’i përgjigjet masakrës… Bota tani duhet të vendosë përgjegjësinë e plotë mbi Iranin dhe përfaqësuesit e tij terroristë: Hezbollahun, Hamasin dhe Houthis”, thuhet në deklaratë.
“E vetmja mënyrë që bota mund të parandalojë një luftë në shkallë të plotë, e cila do të ishte shkatërruese edhe për Libanin, është duke e detyruar Hezbollahun të zbatojë Rezolutën 1701 të Këshillit të Sigurimit”, tha zëdhënësi.
Kjo rezolutë i bën thirrje Hezbollahut të tërhiqet përtej Lumit Litani, rreth 30 kilometra nga kufiri midis Izraelit dhe Libanit.
“Tani është momenti i fundit për ta bërë këtë në mënyrë diplomatike”, paralajmëroi Marmorstein.//a.i/