E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ia presin kokën në publik sepse ishte magjistar

Share

Pamjet tronditëse të një sudanezi, që ekzekutohet në publik në Arabinë Saudite pse ishte magjistar, janë bërë publike. I ulur në gjunjë dhe me sytë e mbuluar, Abdyl Hamid Bin Hysain Bin Mustafa Al-Faki ekzekutohet në një parking makinash në Medina, ndërsa dhjetëra njerëz bëjnë sehir.

Pamjet, që janë shumë të tmerrshme dhe nuk publikohen dot, tregojnë se si ekzekutuesi mban një shpatë mbi qafën e tij përpara se ti japë fund.

Sudanezi besohet se është personi i 44 i ekzekutuar në Arabinë Saudite këtë vit- dhe i 11-ti i huaj.

Ndërkohë, të premten do i pritet koka edhe prezantuesit televiziv libanez, Ali Hysain Sibat, i cili akuzohet se ka parashikuar të ardhmen në emisionin e tij.

Prerja e kokës në Arabi preferohet pasi mendohet se është më humane se injeksioni apo karrigia elektrike.

Magjistari sudanez ishte futur në kurth nga një i infiltruar i policisë fetare në Arabinë Saudite, që i kërkoi atij të bënte një magji që babai i tij të ndahej nga gruaja e dytë. Sudanezi pranoi në këmbim të 1.200 eurove.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›