Gjebrea: Akuzat për këngën Botën do ndryshoja dashakeqësi
Autori i Këngës Magjike vjen për 13 vjet radhazi me festivalin që tashmë është kthyer në traditë dhe që ai vetë e organizon. Ka ditur të qëndrojë në një pikë të caktuar e më pas të ngjitet, vetëm të ngjitetduke ruajtur individualitetin, personalitetin që e bën të dallueshëm nga të tjerët. Nga ana tjetër prej më shumë se tre vjetësh e diela e tij nuk është si e shumë të tjerëve por është në shërbim të të tjerëve. Ardit Gjebrea e ka ekranin shtëpinë e tij dhe në atë kornizë përcjellëse ai prezanton, këndon, kërcen, organizon Ai është njeri televiziv. E përpos punës intensive, organizimit të festivalit e të spektaklit të së dielës, ai është edhe një bashkëshort, një prind. Kur e prekim në këtë pikë thotë se është i bekuar nga dy engjëj, djalin Jon e vajzën Anna që ende nuk i ka mbushur 3 vjeç. Tregon së ajo është princesha e babit dhe se i pëlqen të këndojë, madje dhe që i tregojnë njeri-tjetrit përralla.
Në këtë intervistë, kemi folur me Gjebrenë për median dhe lirinë e saj, kemi folur për politikën dhe a është joshur ai ndonjëherë nga ajo duke dashur të bëhet pjesë. Kemi folur për ekranin dhe njeriun televiziv. Ka treguar për Këngën Magjike dhe gjithçka diskutohet e përflitet përreth duke na dhënë mendimin e tij.
Ardit, organizoni për të disatin vit radhazi festivalin Kënga Magjike. Ka qenë e vështirë të mbash një festival çdo vit?
Ky edicion është i 13-ti. Tashmë Kënga Magjike është kthyer në një traditë, është kthyer në një eveniment të pritshëm ku të tillë e bëjnë artistët që çdo vit marrin pjesë në të. Ndaj nuk e kam aspak të vështirë ta organizoj.
A ka risi këtë vit ky festival, cilat janë ato?
Risitë janë këngët, janë 58 këngë të reja dhe sigurisht që niveli i tyre është edhe më i lartë se ai i vitit të shkuar. Në fund të fundit kryefjala është kënga dhe si e tillë unë aty e kam pritshmërinë më të madhe dhe aty qëndron risia, çelës suksesi i festivalit.
Jeni i kënaqur me pjesëmarrjen dhe me cilësinë e këngëve?
Tepër! Më shumë se çdo vit tjetër ky festival ka këngë të bukura dhe zgjedhja do të jetë shumë e vështirë për këngëtarët pjesëmarrës, në të njëjtën kohë dhe anëtarë jurie. Mbaj mend që në vitin e parë të krijimit të Kënga Magjike 1999, u dyndën këngëtarë BIG dhe me pas u ruajt raporti mes te rinjve dhe atyre të famshëm. Këtë vit është e njëjta situatë si vitin e parë. Ka një pjesëmarrje të pabesueshme të këngëtarëve të njohur dhe po aq dinjitozë janë të rinjtë krah tyre.
Mendoni së këtë vit ky festival do të bëjë një diferencë apo do të jetë në radhë me të tjerët?
Për të gjitha motivet që shtrova më sipër, duke shtuar dhe pjesëmarrjen këtë vit të disa autorëve që më parë nuk kanë qenë prezent në këtë festival, padiskutim që do të bëjë diferencë me të tjerët. Jam entuziast për gjeografinë artistike të këtij viti dhe më frymëzon për të ardhmen.
Kur do të jenë netët finale të këtij festivali?
Në datat 17, 18 dhe 19 nëntor në Pallatin e Koncerteve në Tiranë.
Kush do të jetë përkrah jush në prezantim. Do kemi ndonjë emër të ri këtë herë?
Arditin e njeh? (qesh)
Do ketë të ftuar, apo diçka të veçantë në organizim?
Nuk do doja të zbuloja asgjë, pasi ende pres konfirmime të cilat nuk do doja të nxitohesha në publikime të parakohshme.
Do jetë i njëjti sistem vlerësimi si vitin e kaluar?
Sigurisht! Mbetem i mendimit që është sistemi më i drejtë dhe që i jep shanse zero përgojimit të finalistëve apo fituesve të festivalit. Artistët do të votojnë hapur për njeri-tjetrin dhe gjithçka varet prej gjykimit të tyre artistik.
Duket sikur po organizoni festivale dhe po prezantoni këngët e të tjerëve, po nga ju vetë, kur do të kemi ndonjë këngëapo ndoshta dhe album?
E Diela Shqiptare për hir të së vërtetës nuk më jep kohën që më duhet për të krijuar. Atë pak kohë që kam të lirë, mundohem tja dedikoj familjes dhe vajzës sime.
E diela juaj ndryshon nga të dielat e shumë kujt. Ju vjen mirë apo keq për këtë?
Më vjen mirë që kush e pëlqen programin E Diela Shqiptare është pjesë e gëzimit tonë, por edhe më vjen keq që nuk e kam ditë pushimi ku të shihja një Ardit në ekranin e TV Klan (qesh).
Si e mendoni një të diel tuajën pa të Dielën Shqiptare?
Sa më mungon! U bënë 3 vite e gjysmë pune! Nuk dua ta mendoj dhe për ca vite të tjera
Ju jeni një prind, por mbi të gjitha një prind i ri, babi i një vajze të vogël. Kur kemi realizuar intervistën e fundit bashkë, Anna ishte vetëm 8 muajshe është rritur ajo. Flet me ju, çfarë ju tregon?
Ajo është Princesha e babit, tani i tregoj dhe më tregon përralla. Është një dashuri gati gati hyjnore.
I keni mësuar ndonjë këngë, çfarë këndon?
Këndon dhe i pëlqen të mbajë edhe mikrofon në dorë, i pëlqen shumë muzika dhe mbi të gjitha të kërcejë. Na mungon Joni, i cili vijon në vitin e tretë në Universitet Vjenë dhe bashkë me Annën janë ëngjëjt e mi.
Tanimë çdo televizion ka një figurë qendrore të vetën. Si e gjeni veten në këtë komunitet?
Unë e ndiej veten shumë mirë në familjen Klan dhe duke ditur që figura qendrore është z. Frangaj, mundohem të justifikoj besimin dhe investimin që bën për programin tonë. E ndiej veten mirë pasi rrethohem nga një staf ku ka shumë dashuri.
Çfarë mendoni për njeriun televiziv në Shqipëri?
Njerëz televizivë ka shumë por jo të gjithë e meritojnë ekranin.
Po për njeriun politikan?
Nuk di nëse ata vetëtijnë deri në fund, se kanë jetën tonë në dorë
Ju vetë keni menduar ndonjëherë ti futeni politikës. A ua kanë ofruar një gjë të tillë?
Jo, bota e televizionit është ajo së cilës i përkas dhe nuk e kam menduar si alternativë politikën. Edhe ma kanë ofruar, por nuk kam menduar se mund të isha më shumë i vlefshëm se artist.
E përjashtoni mundësinë të jeni ndonjëherë në politikë?
E përjashtoj në mënyrë kategorike!
Po për median çfarë mendimi keni, tashmë që kanë kaluar 20 vjet ku nuk jemi më në diktaturë. Mendoni se kompanitë mediatike janë të pavarura në Shqipëri? A ka në Shqipëri shtyp serioz të pavarur?
Mediat në Shqipëri janë në një stad ku kthyerja e kokës prapa dhe pak sehir anash kufijve, të bën të kuptosh që jemi pabesueshmërisht kaq bashkëkohës me ata të cilët na dukeshin të pamundur dikur. Sigurisht jo të gjithë bëjnë pjesë në këtë kategori! Por më pyete për shtyp të pavarur?! Më thuaj vërtetë një media në botë që është e pavarur Është e pamundur që diku diku mos të ndikohesh nga një influencë qoftë edhe simpatie, duke bërë kompromis me lajmin, me batu
