E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iakuinta: Në Gjermani për fitore

Pas barazimit 1-1 në shtëpi dy javë më parë kundër Bordosë, Juventusi nuk mund t’i lejojë vetes të tjerë hapa të gabuar. Nesër skuadra e Ferrarës do të udhëtojë drejt Gjermanisë për të luajtur kundër Bajernit të Mynihut, në një ndeshje aspak të lehtë përballë një skuadre me nivel.

Megjithatë, Vinçenco Iakuinta është optimist dhe beson: “E dimë se me Bajernin do të jetë shumë e vështirë, por në i kemi të gjitha mundësitë të bëjmë një ndeshje të mirë. Tashmë e kemi lënë pas krahëve barazimin me Bolonjën, edhe pse na vjen keq për dy pikët e humbura. Por ne duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës, në të cilën duhet të jemi sumë të përqendruar.”

Sulmuesi kalabrez ka shtuar se Bajerni ka lojtarë të mirë, aq më tepër që do të ketë edhe mbështetjen e tifozëe. “Por të gjithë e panë se ç’ndodhi vitin e kaluar në Madrid. Ajo e nesërmja është një ndeshje shumë e bukur për t‘u luajtur dhe ne nuk do të mendojmë për barazimin, por do të futemi në fushën e lojës me synimin për ta fituar ndeshjen,”- përfundoi Iakuinta.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›